Ja si e shprehin japonezët dashurinë ndaj gruas! (VIDEO)

Nëse ju pëlqen që të dashurës tuaj t’ia shprehni dashurinë publikisht dhe t’i tregoni se sa shumë e doni – dhe atë para mikrofonit – atëherë, Tokio është qyteti i duhur për ju.

Kjo ngjarje është bërë tradicionale në kryeqytetin japonez, ndërsa, edhe këtë vit masa e tubuar e njerëzve ka mundur t’i shikojnë meshkujt sesi, para mikrofonit dhe në prezencën e shumë kamerave televizive, e shprehin dashurinë e tyre ndaj partnereve.

12 meshkuj kanë bërtitur deri në kupë të qiellit – për të shprehur dashurinë ndaj partnereve.
“Dukej shumë gjë mashkullore. Zemra me rrihte shpejtë. Më kujtoi kohën kur ishte një macho-mashkull”, ka deklaruar Yuko Todo, e cila është e martuar që tetë vjet.

E vetmja femër që është frikësuar nga kjo ngjarje është Mazuri Tatsuhana, pasi që bashkëshorti i saj trashaluq i ka premtuar se do t’ia dhurojë një përqafim të fortë kur të kthehet në shtëpi. “Ai më përqafon çdo natë – kështu që frikësohem se çfarë synimi ka për këtë natë”, ka thënë ajo. 

Lajme të ngjashme

Back to top button