fbpx

Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Kërçovë, tetë të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në Magjistralen Gostivar-Kërçovë ku janë lënduar tetë persona, mes tyre dy të mitur. Si që bën me dije SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur në ora 15 kur tre automjete janë përlpasur.

“Automjeti “Golf” me targa të Italisë, “Opel Astra” me targa të Kumanovës dhe “Pezho 207″ me targa të Ohrit janë përplasur mes veti. Në këtë aksident më rëndë janë lënduar 4 persona dhe janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Mes tyre ka dy të mitur. Të tjerët janë dërguar nsë spitalin e Gostivarit” tha për Portalb zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josofoski.

Policia ka dalë në terren, magjistralja është bollkuar, ende nuk dihen arsyet e aksidentit, pas ekspertizës do ta kemi të qartë shkakun e tij, tha Josifoski. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close