fbpx

Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”

Familjarët e Naser Eshtrefit katër vjet e gjysmë presin përpara dyerve të Gjykatës Supreme për të marrë përgjigje ndaj ankesës së tyre për dënimin drakonik prej 14 vitesh për vrasjen e maturantit Sasho Petkovski në maj të vitit 2014-të. Ish kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski për 4 vite e kishte shëtitur lëndën nëpër sirtarët e gjykatave dhe nuk mori vendim, por pas ikjes së tij, tash e 9 muaj në krye të Supremes është Faik Arsllani, por kjo gjykata vazhdon ta injorojë këtë rast, shkruan Portalb.mk.

Faik Arsllani erdhi në krye të Gjykatës Supreme më 10 shtator të vitit 2019-të, por prej atëherë vazhdon të zvarritet marrja e vendimit për rastin Naser Eshtrefi, lënda e të cilit ndodhet atje prej vitit 2016-të.

Portalb.mk, ka rifreskuar pyetjen të cilët tash e 4 vjet po i a dërgon kësaj gjykate “cili është problemi që s’po vendosni për këtë lëndë?”, por për dallim prej herëve tjera që dërgonin përgjigje automatike “po punohet”, sot nuk na kthyen ende përgjigje.

Portalb.mk, ka folur dhe me burime të Supremes, të cilët na thanë se pritet në periudhën në vazhdim të intensifikohet puna për këtë lëndë, pasi që është stërzgjatur dhe se arsyeja për këtë është mospajtueshmëria e gjykatësve suprem.

Padyshim se rasti gjyqësor i Naser Eshtrefit e pasqyron (mos)funksionimin dhe (jo)efikasitetin e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, i cili së fundmi u dëshmua edhe me anketën e IRI-t, ku vetëm 3% të qytetarëve i besojnë gjyqësorit në RMV, rezultat i cili është më i dobëti në krahasim me vendet e rajonit.

Shëtitja e lëndës

  • Viti 2016 – Avokati Angel Gjerogievski, ka dorëzuar ankesë deri te Gjykata Supreme në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit për dënimin me 14 vjet burg të Naser Eshtrefit për vrasjen e maturantit në Gjorçe Petrov në vitin 2014-të. Gjykata Supreme thekson se në po të njëjtin vit ka formuar lëndë.
  • Viti 2017 – Sipas Gjykatës Supreme, lënda nëpërmjet sistemit AKMIS është dhënë që të punohet në te gjykatësi. Në tetor të vitit 2017-të, lënda administrativisht është kthyer deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup, që të merren dhe plotësohen ankesa dhe përgjigja e ankesës, të cilat nuk janë gjetur në dosjen e lëndës.
  • Viti 2018 – Pas kompletimit të dosjes së lëndës, lënda dy herë është ekspozuar dhe diskutuar përpara Këshillit Gjykues dhe është anuluar. Lënda ka qenë në lexim te të gjithë gjykatësit e Këshillit Gjyqësor kompetent.
  • Viti 2019 – Ka pasur ndryshim të përbërjes së Këshillit Gjykues. Lënda disa herë, përsëri është ekspozuar përpara Këshillit Gjykues, ndërkaq për shkak të kompleksistetit të lëndës, ka qenë e nevojshme, me kërkesë të gjykatësve i njëjti që të shqyrtohet nga çdo gjykatës.
  • 2020 – Lënda ende është në fazë të vendimit.

Avokati i të dënuarit për vrasjen e maturantit Angjel Petkovski, thotë se Gjykata Supreme nuk e shqyrton ankesën pasi që kanë argumente të fuqishme se lënda duhet të kthehet në rigjykim.

“Rrymën elektrike ta shpiknim deri më tani do ta shpiknim se si do të prodhodhet. Kemi dërguar ankesë dhe bëhen të shurdhër. 3 vjet që të mos zgjidhet një lëndë e një karakteri, specifike dhe rëndësie të tillë e është përgjegjësi e skajshme. Duhet dikush të mbajë përgjegjësi se nuk mundet kaq gjatë të ruhet lënda në sirtar, askund në botë nuk ka arsyetim për veprim të tillë – kushdo që të jetë. Përpara fakteve edhe zotat heshtin, duhet të turpërohen. Kur kanë interes me urgjencë reagojnë. Këta nuk dinë çfarë të bëjnë pasi që jemi në të drejtë – kam argumente të fuqishme që nuk munden të kalojnë nëpërmjet tyre dhe tani përveç ta mbajnë lëndën në sirtar dhe të heshtin s’dinë çfarë të bëjnë. Dihet vendimi, duhet të rrëzohen të dy vendimet dhe gjykimi të fillojë nga e para, është e qartë”, thotë për Portalb.mk, avokati i Eshtrefit, Angel Georgiev.

Familjarët e Naser Eshtrefit, më 23 korrik të vitit 2019-të deri te Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit kanë dorëzuar kërkesë për shqyrtimin e punës së ish kryetarit të Gjykatës Penale të Shkupit Vlladimir Pançevski, që sipas tyre ai ia ka dorëzuar lëndën gjykatësit Ilija Trpkov në mënyrë manuale, pra jo sipas procedurës ligjore, apo nëpërmjet sistemit AKMIS dhe ky i fundit e ka dënuar me 14 vite burg.

Sipas informatave të Portalb.mk, Antikorrupsioni ende nuk e ka shqyrtuar rastin.

Rasti Naser Eshtrefi

Vrasja e maturantit Petkovski, ka ndodhur në maj të vitit 2014, kur ashtu siç njoftuan nga Gjykata, Eshtrefi ia ka vjedhur biçikletën maturantit Petkovski. Petkovski bashkë me të atin e tij, Sasho Petkovski i janë vënë pas Eshtrefit, ndërkaq në shëtitoren e Vardarit, në afërsi të Spitalit të Syve, e kanë mbërritur. Aty ka pasur një zënkë dhe si rezultat i asaj zënke, Eshtrefi e ka therur me thikë maturantin Petkovski.

Eshtrefi ka thënë që ndihet fajtor vetëm për vjedhjen, por jo edhe për ngjarjen e therjes, sepse ai e ka ditur se ata e kanë ndjekur, por nuk ka pasur qëllim që ta vret askënd, ndërkaq më parë nuk ka kryer asnjë vepër penale. Familjarët e Eshtrefit vazhdmisht kanë kërkuar që të ulet dënimi, por lënda tani për tani ka ngelur në duart e Vangellovskit.

Lëshimet në procesin gjyqësor

Pala ka reaguar ndaj gjykimit, pasi që sipas tyre i njëjti ka lëshime. Në vendimin e Gjykatës nuk është dëshmuar aspak motivi i Naserit si dhe pse të kishte dashur të vret Angjelin si dhe as elementi kyç: kush kë ka sulmuar më parë – që do të zbardhte gjithë rastin në favor të Naserit. Mbrojta thotë se Naseri nuk e ka njohur Angjelin, e as ka pas tendencë për ta vrarë, sikur te kishte tendence për ta vrarë do ta kishte sulmuar që në momentin fillestar kur e ka parë.

Pos kësaj, vendimi i Gjykatës thotë që Naseri e ka sulmuar Angjelin dhe ka ikur. Por kjo nuk është e vërtetë, avokatët thonë se babai i Angjelit në fund ka pranuar që e ka rrahur Naserin, duke theksuar që vetëm disa herë i ka rënë në shpinë ndërsa nga mënyra si është rrahur duket që i kanë shkaktuar 18 lëndime trupore të vërtetuara nga Instituti për kriminalistikë medicinale. Nga fotot e siguruara nga avokatët shihet se është rrahur dhe ia kanë grisur rrobat si nga para ashtu edhe nga pas.

Nga video incizimi mungojnë segmente me nga disa sekonda, ato janë prerë. Nuk është siguruar aspak momenti i sulmit edhe pse kamera kap edhe atë pjesë, me qëllim sepse sipas avokatëve, vërteton se Naseri nuk ka sulmuar i pari dhe që e ka kryer aktin në mbrojtje. Është prerë dhe momenti kur babai i Angjelit merr shkopin e bejsbollit nga vetura.

Sipas avokatëve, i dyshimtë mbetet fakti që thika që u ther Angjeli dhe druri me të cilin e rrahën Naserin nuk janë askund, dhe asnjëherë nuk u gjendën. Mbeti e pa-përgjigjur pyetja se prej nga ka vërtetuar gjykata se thika është e Naserit? Druri ka qenë shkop bejsbolli i marrë qëllimisht nga babai i Angjelit, gjë që vërteton tentim për hakmarrje, sipas avokatëve. Babai i tij e ka kthyer sërish në veturën e kaltër shkopin e bejsbollit dhe e ka mbështjellë me bluzë, kjo duket në video. Nëse gjendeshin armët e sulmit atëherë rasti do të merrte kahje tjetër- do të duhej të quhej rast klasik i vetëmbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Në gjykatë babai i Angjelit kishte thënë se ai me të birin kishin shkuar ta kërkojnë biçikletën dhe këtë Gjykata e ka marrë si motiv të vlefshëm. Por, avokatët thonë se motivi i babait dhe të ndjerit absolutisht nuk ka qenë ta kthejnë biçikletën e vjerdhur sepse biçikleta- gjë që e konfirmon edhe policia, nuk ka dalë as nga oborri i shtëpisë. Naseri e ka prekur dhe e ka lënë aty. Babai dhe Angjeli e kanë parë që është aty, megjithatë janë bërë gati duke marrë armë të ftohta dhe kanë shkuar e kanë pritur atë përballë Spitalit, që shihet edhe në kamerën e sigurisë.

Sipas avokatëve, duke e konfirmuar edhe gjyshi i Naserit, gjykatësi Ilija Trpkov ka dalë disa herë nga salla për të folur në telefon në momentet kur duhej të silleshe vendimi. Më pas vendimi është sjellë për 10 minuta kohë konsultimi, që le dyshime se ka qenë i përgatitur më herët. Sipas tyre, gjykatësi ka qenë i lidhur me ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.

Vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilën e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit Petrov. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptar.  Dëmet nga vandalizmi dhe huliganizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve dhe askush s’u dënua për veprimet e tilla.

Për më shumë rreth rastit “Naser Eshtrefi”, lexo: KËTU

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close