Një pjesë të forcave ushtarake që do t’i tërheq nga Gjermania, Trampi planifikon t’i transferojë në Poloni

Presidenti amerikan, Donald Tramp javën e ardhshme në Uashington do të bisedojë me kolegun e tij polak, Andzhej Duda, ndërsa tema të takimit duhet të jenë mbrojtja, tregtia, energjetika dhe siguria e telekomunikacionit, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Në takimin, të caktuar për më 24 qershor, pritet që Tramp t’i publikojë planet për zvogëlimin e pranisë ushtarake amerikane në Gjermani. Sipas planit të tanishëm, një pjesë e këtyre trupave nga Gjermania pritet të transferohen në Poloni.

Trampi të hënën kumtoi se definitivisht do ta zvogëlojë numrin e ushtarëve amerikanë në Gjermani në 25.000, prej 34.500 sa janë tani.

Presidenti amerikan ankohet se Gjermania nuk i plotëson obligimet e saj në sferën e mbrojtjes në NATO, ndërsa e lavdëroi Poloninë për atë se si e kryen rolin e saj, transmeton MIA.

Gjermania është një nga anëtaret e rralla në NATO ql nuk e arriti qëllimin e vendosur nga vendet anëtare në vitin 2014, që të ndajë të paktën dy për qind nga BPV për mbrojtje deri vitin 2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button