Polici që vrau afro-amerikanin Rajshard Bruks, ballafaqohet me dënim me vdekje

Prokurori publik i Xhorxhisë, mbrëmë e parashtroi aktakuzën për vrasje kundër zyrtarit të policisë së pushuar nga puna, i cili vrau afrikano-amerikanin, Rajshard Bruks.

Vdekja e Bruksit 27 vjeçar, është një tjetër goditje mbi besimin e zhvlerësuar drejt shërbimit të policisë në SHBA, për të cilën pjesa më e madhe mendojnë se kultivojnë paragjykime raciste dhe përdorin veprime brutale kundër popullatës me ngjyrë në vend.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën natën në parking para një restoranti për ushqim të shpejtë në Atlanta.

Pas telefonatës nga restoranti, dy zyrtarë policorë kontaktuan me Bruksin 27 vjeçar, i cili ra në gjumë në automjetin e tij dhe bllokoi komunikacionin. Takimi u përshkallëzua pasi policia u përpoq të ndalonte Bruksin për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit. Gjatë arrestimit, polici Garet Rollf, burrë me ngjyrë të bardhë, hapi zjarr ndaj Bruksit, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes, transmeton MIA.

Autopsia e kryer të dielën, tregoi se shkaku i vdekjes ishte “plagë me dy plumba në shpinë” dhe “dëmtim i organeve të brendshme dhe gjakderdhje”.

Polici përballet me burgim të përjetshëm ose dënimin me vdekje. Zyrtari i dytë i policisë, i cili mori pjesë në arrestimin, po bashkëpunon me hetimin dhe është pushuar nga puna përkohësisht.

Si-En-En mbrëmë njoftoi se disa zyrtarë të policisë në Atlanta nuk iu përgjigjën thirrjeve nga shërbimi, si solidaritet me kolegët e tyre të përfshirë në rastin e vrasjes së Bruks.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button