Filloi shitja e Microsoft Office 2013

Një lajm i mirë për fansat dhe simpatizantët MS Office. Krijuesi i njërit prej softuerëve më të famshëm në botë, Microsoft, tani ka nxjerrë versionin më të ri Microsoft Office 2013 në shitje.

Shitja e Microsoft Office 2013 është bërë në tri opsione: Office Home & Student 2013, Office Home & Business 2013 dhe Office Professional 2013.

Çmimet e këtyre versioneve të softuerit të ri të Office 2013 sillen prej 140 deri në 400 dollarësh.
Risia e këtij versioni është se përdoruesit mund ta blejnë vetëm njërin prej aplikacioneve të ofruara, p.sh. vetëm Microsoft Word, i cili kushton 110 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button