Zelandë e Re, ushtria do të mbikëqyrë masat e karantinës

Zelanda e Re ka angazhuar ushtrinë që të mbikëqyrë masat e karantinës pasi në vend u raportuan raste të reja të koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një adresimi në konference për shtyp në Auckland, të transmetuar drejtpërdrejt, Kryeministrja Jacinda Ardern tha: “Unë nuk mund të lejoj që fitimet (e shkaktuara nga dëmi i COVID-19) që kemi bërë që të gjithë të shemben nga proceset që nuk ndiqen”.

Duke njoftuar masa të reja për të ndaluar çdo përhapje të mëtejshme të infeksionit vdekjeprurës, Ardern emëroi ndihmës shefin e Mbrojtjes, kapitenin e parë të Forcave Ajrore, Digby Webb, për të mbikëqyrur të gjitha masat e karantinës, përfshirë hyrjen në kufij dhe menaxhimin e objekteve të izolimit.

Zelanda e Re kishte mposhtur me sukses përhapjen e infeksionit deri të hënën para se të zbuloheshin edhe dy raste të tjera të martën pas 24 ditëve pa infeksione të reja.

Dy gra, të dyja nga e njëjta familje, kontraktuan virusin pasi mbërritën nga Britania e Madhe përmes Australisë më 7 qershor. Atyre iu dha leja e posaçme për të marrë pjesë në funeralin e prindit të tyre pa u testuar për koronavirusin.

Vendi ishullor ka 1.506 raste të konfirmuara, kurse numri i të shëruarve mbetet në 1.482. Infeksioni ka marrë jetën e 22 personave deri më tani.

“Ne kemi nevojë për masa më të ashpra, kemi nevojë për besim dhe kemi nevojë për disiplinën që ushtria mund të sigurojë”, tha Ardern.

“Është krejtësisht e papranueshme që procedurat për të cilat jemi këshilluar të mos zbatohen. Detyra jonë është ta rregullojmë këtë. Nuk ka vend për gabime”, shtoi ajo.

Ardern tha gjithashtu: “Detyra ime është të mbaj të sigurtë Zelandën e Re. Kjo është një pandemi në rritje dhe jo në rënie. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.

Javën e kaluar, vendi ishull me afro pesë milionë njerëz hoqi të gjitha kufizimet, duke deklaruar se vendi ishte pa virus. Kjo ishte kryesisht për shkak të kufizimeve të rrepta të bllokimit, në të cilat shumica e bizneseve përveç shërbimeve themelore u mbyllën, dhe njerëzit u urdhëruan të qëndronin brenda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button