Nesër aktgjykimi për rastin “Reket”, pritet vendimi për Boki 13 dhe Janevën

Në fillim të këtij muaji, dy të akuzuarit e parë të rastit “Reket”, Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Katica Janeva, e përmbyllën fjalën përfundimtare, transmeton Portalb.mk. Ata në fjalën përfundimtare mohuan akuzën.

Megjithatë, nesër (18 qershor) prej ora 10:00 pritet të publikohet aktgjykimi për këtë rast, ku deri më tani është dënuar me tre vjet burg, Zoran Milevski-Kiçeec, njëri nga tre të akuzuarit e rastit, pasi kishte pranuar fajin.

“Mendoj se  jam e pafajshme dhe nuk e kam bërë veprën dhe më vjen turp që jam  pjesë e akuzës për të cilën u tregua se është shpifje, sepse nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi  për veprën për të cilën akuzohem”, ishin fjalët e Katica Janevës në fjalën mbrojtëse përfundimtare.

Ajo tha se  i vjen turp që është pjesë e këtij gjykimi për shkak të paaftësisë dhe mospasjes së dëshmive.

“Kjo akuzë e rrejshme Lui Viton është themeluar vetëm mbi deklaratën e Jordan KamçevKamçev ndoshta ka dhënë dy milion euro, ndërsa mundet edhe më shumë, por jo Bojan Jovanovskit. Ndoshta edhe për atë nuk lejuat ekspertizë të telefonit tim”, tha Jovanovski në fjalën mbrojtëse përfundimtare.

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button