Dëmet e tërmetit, qeveria u kaloi fondin bashkive Kavajë dhe Kamëz

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot fondin për riparimin e dëmeve për banesat dhe pallatet në zonën e Kamzës dhe Kavajës, transmeton EN.

Në total bëhet fjalë për një fond prej 510 milionë lekë të reja që do t’u ofrohet familjare që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Këto fonde t’u kalojnë Bashkive Kavajë dhe Kamëz që më pas do të bëjnë shpërndarjen në bazë të dëmeve.

“Bashkisë Kamzë i transferohet fondi prej 163 890 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e tre milionë e tetëqind e nëntëdhjetë mijë) lekësh, në formën e transfertës së pakushtëzuar;Bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 346 350 000 (treqind e dyzet e gjashtë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, në formën e transfertës së pakushtëzuar”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Bashkia e Shijakut është bërë bashkia e parë nga ato që janë prekur nga tërmeti, që ka nisur shpërndarjen e fondeve për riparimin e banesave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button