Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës ndërrojnë format

Ky sezon i garave të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do të përfundojnë gjatë muajit gusht përmes “Final 8” në një turne në Lisbonë të Portugalisë dhe në disa qytete të Gjermanisë, shkruan BBC.

E gjithashtu edhe Liga e Kampionëve në kategorinë e grave do të zhvillohet në Spanjë, nga 21-30 gusht, transmeton KOHA.

Këto gara ishin pezulluar në muajin mars për shkak të COVID-19.

Gjithashtu UEFA ka marrë vendim që kampionati “Euro 2020” do të nisë në qershorin e vitit 2021. Derisa ndeshjet e play-offit në kuadër të Ligës së Kombeve do të zhvillohen më 8 tetor dhe 12 nëntor. Këtu përfshihet edhe ndeshja e Kosovës ndaj Maqedonisë Veriore.

Liga e Kampionëve do të rifillojë me përballjet kthyese të 16 ndeshjeve të mbetura që do të luhen më 7 dhe 8 gusht. Manchester City ende ka për të zhvilluar ndeshjen ndaj Real Madridit si nikoqir, Chelsea në udhëtim te Bayerni, Juventusi e pret Lyonin dhe Napoli luan në udhëtim te Barcelona. UEFA ende nuk ka marrë vendim nëse këto do të luhen në një terren neutral apo në stadiumet nikoqire.

Derisa ndeshjet e “Final 8” do të zhvillohen në Lisbonë nga 12-23 gusht. Finalja gjithashtu do të luhet më 23 gusht në Lisbonë.

Stambolli, që ishte caktuar më herët të organizojë finalen e këtij viti, do të jetë nikoqire e finales në vitin 2021.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button