Vuçiç: Hoti dhe Thaçi të mos paraqesin njohjen e Kosovës si kusht për dialog, nuk e pranoj

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me kushtet që kryeministri kosovar Avdullah Hoti i parashtroi sot për dialogun Kosovë-Serbi sipas të cilit marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke, transmeton OraNews.

Vuçiç tha se ato kushte janë të papranueshme për Serbinë duke shtuar se as Hoti e as presidenti Thaçi nuk duhet të shkojnë në bisedime me platforma pro shqiptare.

“Nëse kjo është një platformë me të cilën Hoti ose Thaçi do të vijnë diku për bisedime, është më mirë që ata të mos vijnë askund, dhe nuk më intereson plotësisht se kush do të vijë prej tyre. Kjo është gjithçka që duhet t’u tregoj”, tha Vuçiç

Presidenti i Serbisë thotë se nuk do ta luajë heroin dhe të fyejë përfaqësuesit e Prishtinës, por që ata duhet të jenë të vetëdijshëm për këto lloje shantazhesh, paraprakisht, presioni dhe kërcënimet nuk do të ndryshojnë pozicionin e Beogradit, as personalisht të tij.

“Nëse mendoni se e keni vendosur pozicionin tuaj, si papagaj, duke përsëritur çdo ditë se sa kompromise keni bërë dhe nuk e di se çfarë. Ne nuk kemi pse të flasim, le të shohim se si mund të funksionojmë, të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe kjo është e tëra. Por nëse mendoni se me këto lloje shantazhesh, presionesh dhe kërcënimesh, ju mund të dëmtoni Serbinë dhe të ndryshoni qëndrimin e Beogradit dhe timin personal, ju keni gabuar keq”, përfundoi presidenti serb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button