Shqiptarët e Negotinës së Vrapçishtit protestuan kundër Gruevskit në përurimin e sallës sportive

Një grup të rinjsh të fshatit Negotinë, të udhëhequr nga kryetari i SHVUÇK-së Besim Hoda, sot kanë protestuar për shkak të ardhjes së kryeministrit Nikolla Gruevski, në përurimin e sallës së sportit në shkollën fillore Naim Frashëri në Negotinë të komunës së Vrapçishtit.

Protesuesit kanë mbajtur në dorë një mozaik të kryeministrit Greuvski, ku kishin shkruar se ai është fajtor për aksionet në Brodec, Radushë dhe Monstra,.
Hoda, tha se nuk është kundër ndërtimit të sallës, por tha se ky kryeministër nuk ka bërë asnjë investim në këtë zonë. 

“Nga Gostivari deri në Reçicë ka vetëm një fabrikë edhe atë në Zubovcë që është shetëtore. Gjitha të tjerat janë private. Është lënë plotësisht pas dore ky vend, duhet që të behën punësime dhe më pas të ndërtohen salla. Për gjithë këtë që u bëhet shqiptarëve fajtor është ky kryeministër, pasi që nën udhëheqjen e tij u bënë aksionet në Brodec, Radushë dhe rasti më i fundit i ashtuquajtur Monstra. Nuk bëhet sport pa bukë por ai duhet që të na japë hisen tonë dhe më pas ne dijmë se ku do të investojmë”, tha Besim Hoda. 

Ndërkaq, edhe pse ishte paralajmëruar se do të jetë i pranishëm në ceremony, Gruevski nuk erdhi ndërsa protesuesit pas 20 minutave qëndrim disa metra larg sallës u shpërndanë të qetë. 

Prej sot 800 nxënësit e shkollës fillore Naim Frashëri në Negotinë, kanë sallën e tyre të sportit. Ne ceremoninë e ëlshimit në përdorim të sallës morrën pjesë Ministri i Arsimit Pançe Kralev, zëvendësministri i arsimit Safet Neziri, kryetari i komunës së Vrapçishtit Bajram Kadrija dhe të tjerë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button