BDI: Thaçi u quajt Vojvodë për shkak të servilizmit ndaj partive maqedonase

Pas deklaratës së Menduh Thaçit se Gruevski është shef i Ali Ahmetit, ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim duke theksuar se kësaj partie i është dashur një khë e gjatë për të çrrënjosur servilizmin e Thaçit ndaj parive maqedonase. 

“Bashkimi Demokratik për Integrim e përshëndet takimin e sotëm midis z. Thaçi dhe Kryeministrit Gruevski, i cili u mbajt me kërkesën e z. Thaçi për arsye se konsideronte që një takim i tillë do të ishte në dobi të  dialogut politik dhe për atë arsye edhe dha dritën jeshile për një takim të tillë në të mirën e vendit. Edhe përkundër vullnetit të mirë të BDI-së, z. Menduh Thaçi nuk arriti ti shmanget logjikës së veprimit servil dhe nënshtrues të instaluar në  veprimtarinë e tij politike. Kjo logjikë e të vepruarit politik paraqet fatkeqësi për kombin shqiptar në Maqedoni dhe kjo ri-dëshmohet gjithmonë kur z. Thaçi shfaqet në opinion” shkruhet në komunikatën e BDI-së.

Nga partia e Ahmetit thonë se BDI-së iu deshtë kohë e gjatë për të çrrënjosur inferioritetin dhe 
servilitetin e instaluar nga Menduh Thaçi dhe PDSH.

“Shef i z. Ali Ahmeti dhe i Bashkimit Demokratik për Integrim është vetëm populli shqiptar dhe vullneti i tij i palëkundur dhe i dëshmuar në 11 vitet e fundit. Ndërsa, logjika e z. Thaçi e të pasurit shef tek partitë maqedonase, sikur atëherë kur morri titullin Vojvodë si dhe kur nëpërkëmbi vullnetin e shqiptarëve në vitin 2006, nuk do të përsëritet asnjëherë. Shqiptarët e dinë mirë që proceset zgjedhore në vend kanë mbarëvajtje vetëm kur BDI i organizon ato, ndryshe nga Kasaphanet e Menduh Thaçit dhe PDSH-së sikur ajo e vitit 2008, që lane pas viktima në njerëz dhe të plagosur, që dëmtoi rëndë imazhin e shqiptarëve të Maqedonisë para miqve ndërkombëtar si dhe u denoncua publikisht nga monitoruesit ndërkombëtar të OSBE/ODIHR. ” shkruhet në komunikatën e BDI-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button