Avokati i Popullit: Askush nuk guxon të kushtëzoje nxënësit në këmbim të dëftesës, janë falas

Një ditë pasi Portalb.mk dëshmoi fenomenin e marrjes së parave nga nxënësit në formë të jashtëligjshme në këmbim të dëftesës, ka reaguar Avokati i Popullit i cili kërkon të ndalohet kjo praktikë disavjeçare ndërsa autorët të sanksionohen, shkruan Portalb.mk.

Memeti, Avokati i Popullit Maqedoninë e Veriut përmes një kumtese bën të ditur se shkollat nuk guxojnë të arkëtojnë për lëshimin e dëftesave, për shkak se siç thotë ati, kjo është në kundërshtim me Ligjin për arsim fillor dhe Ligjin për arsim të mesëm).

“Avokati i Popullit, duke i pasur parasysh informacionet se disa shkolla të shtetit u arkëtojnë nxënësve për lëshimin e dëftesave për arsimin e kryer, si dhe atë se kjo është një praktikë e gjatë, ndërsa në disa shkolla ndodhë për herë të parë vihen në dijeni se shkollat nuk guxojnë të arkëtojnë për lëshimin e këtij dokumenti.

Në përputhje me rregullativën juridike e cila e rregullon të drejtën e arsimit (Ligji për arsimin fillor dhe Ligji për arsimin e mesëm) çdo fëmijë, ka të drejtë për arsim fillor falas dhe kualitativ, përkatësisht të drejtë për arsim të mesëm i cili është i detyrueshëm për çdo qytetar në kushte të barabarta. Së këtejmi, arsimi i mesëm në shkollat e mesme publike është falas” thuhet në mes të tjerash në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Ai shtoi se ky dokument është i domosdoshëm për regjistrim, përkatësisht për vazhdim të arsimit, dhe për lëshimin e këtij dokumenti nxënësit nuk guxojnë të kushtëzohen, përkatësisht prindërit apo kujdestarët me pagesë paraprake të mjeteve të caktuara.

Ndryshe, bazuar në analizën e Unionit të Nxënësve të Shkollave të mesme në krye me Blendi Hodain, Portalb.mk dje investigoi këtë temë ku rezultoi se kjo praktikë e “blerjes” së dëftesave po ndodh edhe atë me dekada kurse shumica e nxënësve nuk ishin në dijeni se dëftesat duhet të ju dorëzohen falas, për shkak se ky korrupsion ishte normalizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button