RTM-ja i publikoi rregullat për mbulim mediatik të zgjedhjeve, mirëpo vetëm për servisin e parë programor

Radio Televizioni i Maqedonisë (RTM) i publikoi rregullat për mbulim mediatik të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik. Siç përmendet në shpallje, bëhet fjalë për obligime të servisit publik radiodifuziv RTM 1 të përcaktuara në Kodin zgjedhor.

Në këto rregulla është përmendur vetëm servisi i parë programor televiziv, kurse jo edhe programet tjera radio dhe televizive që do t’i mbulojnë zgjedhjet në bazë mediatike, siç janë RTM 2 në gjuhën shqipe si dhe program i parë i Radio Maqedonisë dhe programi i tretë i Radio Maqedonisë.

Në publikimin e RTM-së thuhet që gjatë fushatës zgjedhore RTM 1 do t’i mbulojë aktivitetet zgjedhore në ditarët në ora 17.00 dhe 19.30, kurse në vëllim më të vogël edhe në botimet tjera informative. Në ato, 30 përqind e kohës do të kushtohet në informatat për ngjarjet ditore nga vendi dhe bota, 30 përqind e kohës për aktivitetet e partive politike në pushtet, 30 përqind e kohës për aktivitetet e partive politike në opozitë dhe10 përqind e kohës për aktivitetet e partive politike të cilat nuk janë të përfaqësuara në Kuvend.

RTM 1 do të emitojë edhe emisione me debate, në të cilat do të ketë ballafaqim të përfaqësuesve të partive politike në pushtet dhe nga opozita dhe do të fillojnë të emitohen me përcaktim të listave për kandidatë për deputetë nga KSHZ. Gjithashtu, RTM 1 do të emitojë intervista, kryesisht me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të angazhuara për aspekte relevante të organizimit të zgjedhjeve demokratike. Sipas nevojës, varësisht nga lloji i procesit zgjedhor, RTM 1 do të emitojë edhe intervista me kandidatë të përcaktuar të zgjedhjeve ose me përfaqësues të partive politike.

RTM1 gjatë fushatës zgjedhore do të emitojë përfaqësim politik falas të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor në periudhën ndërmjet orës 16 dhe 23. Koha për përfaqësim falas politik e secilit nga pjesëmarrësit në procesin zgjedhor do të përcaktohet sipas parimeve për mbulim të balancuar të zgjedhjeve të përcaktuara në nenin 75-а të Kodit Zgjedhor.

Dhe derisa RTM i publikon rregullat për mbulim mediatic të zgjedhjeve vetëm për pjesë të kanaleve të veta, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV) në raportimin parazgjedhor në programin e parë të Radio Maqedonisë (RM) tashmë ka detektuar mungesë cilësore në balancën e raportimit mediatik, në favor të partisë opozitare VMRO-DPMNE. Ashtu që, RM 1 në periudhën prej 17 shkurt deri më16 mars te emisionet e emituara informative ditore, për shtojcat në të cilat janë përfshirë informatat nga VMRO-DPMNE kanë ndarë 1 orë, 40 minuta e 30 sekonda, kurse LSDM ka qenë e përfshirë vetëm me 42 minuta e 14 sekonda në radio lajmet e pasdites në ora 15:30 dhe radio lajmet javore në ora 14:00 thuhet në Raportin nga raportimi mediatik i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV).

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button