fbpx

Zyrtare: Ardit Shaqiri nënshkruan për Shkëndijën

Mesfushori strugan Ardit Shaqiri sot ka nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës.

Futbollisti që gjashtë muajt e kaluar u aktivizua me Dritën e Bogovinës, pas paraqitjeve të mira me Dritën por edhe në disa ndeshje miqsore me Shkëndijën, këtë vit do to mbroj ngjyrat e kuq e zinjve nga Tetova.

“Jam shumë i kënaqur me aktivizimin tim të ri. Shkëndija është klub i veçantë dhe kjo më motivon shumë. Kam besim se do ta shpërblej besimin e drejtuesve. Është një emocion dhe kënaqësi e madhe të luash për një tifozeri aq të zjarrtë siç janë Ballistët, unë i vlersoj shumë ata dhe ky sezon do të jetë një mundësi e madhe për ti bërë ata të lumtur me lojën time dhe me rezultatet e klubit”. /Portalb

Ardit Shaqiri është futbollisti i dytë që këtë sezon bëhet pjesë e ekipit të Shkëndisë pas kroatit Livor Çirjak,

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button