Udhëtarët të rrezikuar në bulevardin e ri “Hristijan Todorovski – Karposh”, autoritetet ende nuk kanë vendosur semaforë

Një javë pas raportimit të Portalb.mk, semaforët njërin prej dy udhëkryqeve të bulevardit “Hristijan Todorovski – Karposh”, vazhdojnë të mos jenë në funksion, ndonëse kjo paraqet rrezik për udhëtarët me automjete, por edhe për këmbësorët.

Makinat në këtë bulevard, vazhdojnë të përballen me rrezik në komunikacion për shkak se njëri prej udhëkryqeve vazhdon të jetë pa semaforë që nga inaugurimi i të njëjtit, gjegjësisht prej më 7 maj. Sot jemi 17 qershor dhe gjendja vazhdon të jetë e njëjtë, ndonëse Portalb.mk, raportoi që i njëjti të rregullohet, por kërkesa ynë nuk u mor parasysh nga autoritetet.

Qyteti i Shkupit ka dorëzuar kërkesa deri te EVN dhe të njëjtët duhet t’i vendosin. Nga EVN-ja thonë se po punon, por ende nuk ka ndryshim të gjendjes në terren.

“Është në procedurë të realizimit janë kërkesat e qytetit, një prej semaforëve është vendosur, po punohet që të punojnë edhe për të tjerët. Për momentin po punohet në gjetjen e zgjidhjes së re teknike për shkak të projekteve investuese shtesë që planifikohen në atë rrugë”, na thanë sot nga EVN.

Foto nga bulevardi "Hristijan Todorovski - Karposh", 10.06.2020
Foto nga bulevardi “Hristijan Todorovski – Karposh”, 10.06.2020

Bulevardi është në pjesën veriore të Shkupit dhe i njëjti e lidh pjesën e Butelit, Radishanit, Lubancit, Lubotenit dhe Çuçer Sandevën.

Portalb.mk, jozyrtarisht mëson se kërkesa e Qytetit të Shkupit te EVN një muaj pasi është lëshuar në përdorim bulevardi. Në inaugurimin e bulevardit mori pjesë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Bulevardi i ri është i gjerë 40 metra, me gjashtë korsi me nga tre metra e gjysmë. Nga të dyja anët ka rrugica për biçikleta të gjera dy metra e gjysmë, rrugica për këmbësorë nga të dyja anët me sipërfaqe të përzier, hapësirë për gjelbërim të mesëm dhe brez të gjelbër nga të dy anët e bulevardit. Është vendosur kanalizim i ri ujësjellësi, atmosferik dhe fekal dhe ndriçim i ri rrugor prej 140 shtyllave

Derisa Qyteti i Shkupit t’i vë në funksion semaforët në këtë udhëkryq, i njëjti gjithsesi mbetet i rrezikshëm për qytetarët të cilët lëvizin në këtë aks rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button