Fundi i gjendjes së jashtëzakonshme do t’i “shkrijë” çmimet e maskave, frutave jugor dhe produktet ushqimore bazë

Pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme do të ndalojnë të vlejnë disa vendime të cilat e kufizojnë rritjen e çmimit të produkteve ushqimore bazë, frutave jugor dhe pajisjes mbrojtëse, të cilat u miratuan që të parandalohet manipulimi në tregti pas paraqitjes së virusit korona, njofton Portalb.mk.

Ministria e Ekonomisë i ka informuar tregtarët me pakicë dhe me shumicë se me fundin e gjendjes së jashtëzakonshme ndalon të vlejë obligimi i marzhit më të lartë tregtar të protokolleve, mandarinave, qitros dhe limonëve të tregtarëve individual të cilët marrin pjesë në zinxhirin tregtar me shumicë që të caktohet në vlerë të përgjithshme deri në 10%, gjegjësisht deri në 15% të tregtisë me pakicë.

Gjithashtu, ndalon të vlejë obligimi që çmimet të cilat janë zbatuar më 11 mars të vitit 2020 të jenë më të larta në tregtinë me shumicë dhe pakicë, të: bukës, kripës, sheqerit, vajit, qumështit dhe prodhimeve qumështore, vezëve, miellit, mishit, pastave, barnave, pajisjeve për mbrojtje personale, mjeteve për higjienë personale dhe mjeteve dezinfektuese, materialeve harxhuese mjekësore dhe pajisjeve mjekësore.

Ndalon të vlejë edhe obligimi për kufizim të eksportit të miellit dhe dhënies së lejeve nga Ministria e Ekonomisë për eksportim të miellit.

Përndryshe, presidenti Stevo Pendarovski, për herë të fundit me propozim të Qeverisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 15 qershor të vitit 2020 në kohëzgjatje për 8 ditë, që do të thotë se nëse nuk ka vazhdim të ri, tregtarët do të munden t’i “shkrijnë çmimet që nga fillimi i javës së ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button