Sonte 223 herë El Classico, favorizohet Barcelona

Sonte me fillim në ora 21 pritet të fillo ndeshja e 223 mes skuadrës së Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Real dhe Barca sonte do të përballen në ndeshjen e parë në kuadër të ndeshjeve për kupën e mbretit, eveniment ky që do të ndiqet nga 500 milionë shikues në mbarë botën.

Gjysmëfinalja e Kupës se Mbretit sigurisht se do të jetë edhe ballafaqim i drejtpërdrejt i dy futbollistëve më të mirë në botë aktualisht, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Reali në këtë ndeshje përballet më mungesa të shumta në mbrojtje. Mirëpo, në gjashtë ndeshjet e fundit, megjithë këto mungesa, Reali ka pranuar vetëm një gol, duke iu dhënë shpresë madrilenëve që edhe kundër Barcelonës do të arrijnë rezultat pozitiv.

“Kjo është ndeshje e komplikuar dhe e rëndësishme. Barcelona është skuadër fantastike, mirëpo me vet faktin që ne luajmë në shtëpi, kemi gjasa të mira për rezultat pozitiv. Do të ndjejmë mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm, por kjo nuk duhet të jetë arsyetim nëse nuk arrijmë rezultat të mirë”, ka thënë Ronaldo.

Në anën tjetër, Leo Messi ka folur edhe për lëndimin e Casillasit. “Casillas është i rëndësishëm për Realin, mirëpo ne nuk duhet të bazohemi te portieri

Kompanitë e basteve përmes koefiçientëve të tyre për këtë përballje favorizojnë ekipin e Barcelonës gjë kjo që dëshmohet edhe në anketën e gazetës spanjolle AS nga më shumë se 100.000 vota, rreth 70 përqind besojnë në fitoren e Barcës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button