fbpx

Zonja e Parë e Lesotho-s është arrestuar për vrasjen e ish-gruas së bashkëshortit

Ish-Zonja e Parë e Lesotho-s, Maesaiah Thabane është arrestuar për vrasjen e ish-gruas së bashkëshortit. Ajo dhe burri i saj, ish-kryeministri Thomas Thabane akuzohen se kanë urdhëruar në 2017-ën vrasjen e gruas së atëhershme të kryeministrit, Lipolelo Thabane.

Sipas dokumenteve të publikuara, thuhet se Maesaiah dëshironte ta vriste Lioplelo-n, sepse donte të martohej me Thomas dhe të bëhej Zonja e Parë e Lesothos. Në atë kohë, Thomas vazhdonte të ishte i martuar me Lipolelo-n, por po negocionin për divorcin, shkruan Revista Class.

Maesaiah dhe Thomas punësuan një vrasës me pagesë, i cili tentoi ta vriste fillimisht më 12 qershor të 2017-ës Lioplelo-n, por nuk ia doli. Ajo e denoncoi në polici, megjithatë dy ditë më vonë vrasësi ia arriti qëllimit. Ai u pagua 177 mijë dollarë nga çifti Thabane dhe ata i siguruan gjithashtu edhe vend pune.

Thomas dhe Maesaiah u martuan vetëm dy muaj pas vdekjes së Lipolelo-s.

Tani, Maesaiah akuzohet për vrasjen e ish-gruas së bashkëshortit dhe për tentativë vrasjeje ndaj një gruaje tjetër që ishte me Lipolelo-n në momentin e ngjarjes.

Ndërsa Thomas nuk u përball me akuzat pasi kishte imunitet për shkak të pozitës. Megjithatë, ai u detyrua të hiqte dorë nga posti i kryeministrit pas presionit të vazhdueshëm nga partia e tij, për shkak të përfshirjes në vrasjen e ish-Zonjës së Parë. Tani ai do të procedohet si bashkëfajtor në krim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button