Shqipëria publikoi datën kur do të rinisin fluturimet e rregullta, ky është protokolli i sigurisë në aeroport

Fluturimet nga aeroporti i Rinasit do të rinisin së shpejti. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar mësohet se fluturimet do të rifillojnë më 22 qershor dhe destinacioni i parë do të jetë Stambolli.

Më 22 qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë: Stambolli! Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve”– thuhet në njoftimin e kompanisë “Air Albania”, transmeton Revista Class.

Ndërkohë edhe Tirana International Airport (TIA) ka bërë publik protokollin e sigurisë së higjienës në udhëtime.

Në protokoll thuhet, ndër të tjera, se të gjithë personat që paraqesin simptoma si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, humbje të shijes dhe nuhatjes, nuk duhet të shkojnë në aeroport.

Po ashtu, udhëtarëve u kërkohet që të plotësojnë deklaratën e shëndetit, përpara se të bëjnë check-in dhe duhet të jenë të pajisur me maska të mjaftueshme mjekësore për gjatë gjithë udhëtimit.

Më poshtë, mund të lexoni në shqip dhe në anglisht të gjithë protokollin e sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button