fbpx

Bekteshi: Në tre muajt e kaluar kemi siguruar mbështetje prej 550 milionë euro për qytetarët dhe kompanitë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, deklaroi sot se, në tre muajt e kaluar që nga fillimi i pandemisë me koronavirus Kovid-19, kanë siguruar masa të ndryshme për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët me shumë të përgjithshme prej më shumë se 550 milionë euro, nga të cilat vetëm vlera e masave në pakon e tretë është 355 milionë euro dhe përmes tyre do të mbulohen mbi 700.000 përdorues.

Javën e kaluar, shtoi ai, në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë u publikua thirrja publike për mbështetje të financiare për të përforcuar konkurrencën e subjekteve afariste në periudhën pas Kovid-19, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave është deri 31 korrik të këtij viti, transmeton MIA.

“Kjo masë nuk përfshin kompanitë që kanë realizuar rezultat negativ financiar në vitin 2019, kryejnë veprimtari në fushën e bujqësisë parësore, pylltarisë dhe peshkimit, kryejnë veprimtari ndërtimore që lidhen me ndërtimin dhe shitjen e apartamenteve dhe ndërtesave të banimit dhe tregtisë, punë në industri prodhuese të qymyrit dhe çelikut, mbështeten nga masa dhe mekanizma të tjerë për të mbështetur sektorë të veçantë, siç janë sektori bankar, shërbimet financiare etj., kryejnë veprimtari me interes publik të përcaktuara me ligj, kryejnë veprimtari të licencuar, kryejnë veprimtari të rregulluar, çmimi i të cilit përcaktohet nga një organ i pavarur rregullator, janë përfitues të së drejtës për lëshime të mallrave me shkallë të përgjithshëm interesi, kryejnë veprimtari që lidhen me prodhim të dedikuar, prodhojnë mallra akcize, përveç mallrave të akcizës, të dedikuar për qëllime laboratorike farmaceutike, mjekësore dhe industriale, dhe kryejnë tregti me pakicë dhe shumicë, përveç nëse investojnë në objekte dhe mjete thelbësore”, tha Bekteshi.

Shuma e mbështetjes financiare, theksoi ai, do të jetë 25 për qind e investimit të realizuar sipas planit të investimit, të paraqitur nga ana e aplikuesit, por jo më shumë se 40.000 euro për kompanitë, të cilat në vitin 2019 gjeneruan të ardhura të përgjithshme jo më të larta se një milion euro, deri në 100.000 euro për kompanitë të cilët kishin të ardhura të përgjithshme nga një deri në 10 milionë euro, deri në 140.000 euro për kompanitë që gjeneruan të ardhura të përgjithshme nga 10 deri në 50 milionë euro dhe 200.000 euro për të gjitha kompanitë që gjeneruan të ardhura të përgjithshme prej më shumë se 50 milionë euro në 2019.

Ai përkujtoi në atë se Qeveria ka miratuar tre pako të masave ekonomike për të mbështetur kompanitë dhe qytetarët, me të cilët i dhanë mbështetje kompanive që më së shumti e kanë ndjerë ndikimin e krizës, të mbeten likuide dhe të paguajnë pagat e të punësuarve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close