Shqipëri, 50 raste me Covid-19 në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, njofton Top Channel.

Nga 333 testime e kryera me të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Një prej 5 rasteve që kanë rezultuar pozitiv në Korçë mësohet se është banor o Vloçishtit dhe ndodhet në spitalin “Nënë Tereza” ku edhe është infektuar, ndërsa 4 rastet e tjera pozitive janë kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive dhe janë karantinuar në shtëpi.

Rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave nga qytetarët. Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan 82 raste pozitive me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button