Së shpejti pritet të dorëzohet korniza negociuese BE- RMV

Sekretarja shtetërore kroate për çështje evropiane, Andreja Metelko- Zgombiq ka deklaruar se, vendimi i miratuar në mars, pas shumë anulimeve, të fillojnë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, bashkë me metodologjinë e re për negociata, konsiderohet si sukses në Bruksel pasi ka mundësuar të tejkalohen dallimet mes vendeve anëtare rreth zgjerimit dhe të zhbllokohet situata”, ka thënë sekretarja shtetërore, transmeton Portalb.mk.

Çështja rreth zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor u ngadalësua për shkak të situatës së krijuar me pandeminë, por  KE-ja duhet në ditët në vijim, me siguri në fillim të javës së ardhshme, t’i dorëzojë kornizat negociuese për procesin me Shkupin dhe Tiranën deri te shtetet anëtare të BE-së.

Zgombiq gjatë Këshillit të fundit për punë të përgjithshme nën kryesimin kroat, ka shprehur bindjen e saj se edhe procesi është ngadalësuar për shkak të pandemisë dhe negociatat me BE-në për buxhetin shtatëvjeçar, dinamika do të kthehet pas pushimeve verore.

“Vazhdojmë të jemi në kontakt të afërt me Komisionin dhe komisarin evropian (për zgjerim) Varheji dhe presim Komisioni ta dorëzojë propozimin në afat të shkurtër”, ka deklaruar për MIA, Metelko- Zgombiq.

Ajo ka rikujtuar se raportet për progresin reformues të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë shtyrë për në vjeshtë për dallim nga korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Raportet janë anuluar për shkak të temave tjera urgjente, ashtuqë do thoja se dinamika është shtyrë pas verës, por jemi të sigurt se procesi i cili ishte zhbllokuar ku është dhënë ditë e gjelbër me vendimin për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vazhdojë në rrugën e njëjtë”, ka thënë sekretarja shtetërore.

E pyetur nëse beson se hapja e kapitujve të parë dhe mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare mund të pritet të ndodhë deri në fund të vitit, Metelko- Zgombiq është e bindur se “do ta shohim vazhdimin e këtij procesi gjatë këtij viti”.

Vendet e BE-së arritën më 24 mars, arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendimi i muajit mars për fillimin e negociatave e ka cilësuar  si trashëgimi politike e kryesimit kroat me BE-në. Sipas Plenkoviq, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, në të cilën vendi ka pritur 15 vite “ndoshta nuk do të kishte ndodhur, përderisa Kroacia nuk do të kryesonte me Unionin”.

Pas Kroacisë, kryesimin me BE-në më 1 korrik do ta merr Gjermania. Gjatë periudhës së kaluar, Berlini zyrtar ka qenë ndër të më zëshmit sa i përket hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe njihet për pozicionin e tij pro zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button