Spasovski: Data e 15 korrikut është datë për votim, për vendime dhe për shpëtimin e shtetit nga kriza

Zgjedhjet janë për shpëtimin e vendit. Ne kemi nevojë për një Kuvend aktiv, shtëpia e demokracisë, shtëpia e përfaqësuesve të popullit duhet të jetë aktive. Ne kemi nevojë për një qeveri politike plotësisht funksionale, shkroi në profilin e tij në FB kryeministri Oliver Spasovski.

Ai thekson se 15 korriku është një ditë për votim, ditë për vendime dhe për shpëtimin e vendit nga kriza në të cilën kemi hyrë.

“Pesëmbëdhjetë korriku është një ditë në të cilën qytetarët do të konfirmojnë se vazhdojmë në rrugën e duhur, rrugën drejt zhvillimit dhe përparimit, drejt rritjes ekonomike dhe integrimit. Politikat e LSDM-së do të fitojnë më 15 korrik”, theksoi Spasovski, transmeton Portalb.mk.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dje kanë arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Këtë e ka konfirmuar  Zaev në konferencë për media, ku tha se 15 korriku do të jetë data përfundimtare për mbajtje të zgjedhjeve. Ai tha se për këtë ka biseduar me liderin opozitar dhe i njëjti i ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje më 15 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button