Italia raportoi 34 vdekje të reja nga COVID-19

Italia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 34 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 34.405 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trendi i ngadalësimit të vdekjeve që nga muaji maj ka vazhduar edhe në muajin qershor, duke treguar se më e keqja e pandemisë është lënë pas.

Por autoritetet shëndetësore dhe politike vazhdojnë të kërkojnë kujdes, duke shprehur frikë për një valë të dytë të mundshme të ngjitjes. Qeveria po ashtu ka paralajmëruar se nëse të dhënat zyrtare tregojnë një rritje të re të infeksioneve ose grupimeve aktive, është e gatshme të rikthejë kufizime të reja.

Raporti i infeksioneve aktive po ashtu shënoi rënie me 1.340 raste, duke shkuar në gjithsej 24.569 raste aktive. Ndërkohë, numri i të shëruarve vazhdoi të rritet duke arritur në 178.526 pacientë të shëruar paraprakisht të diagnostikuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Rajoni verior i Lombardisë mbetet më i prekuri në Itali. Në këtë rajon janë raportuar gjithsej 16.466 vdekje nga COVID-19, pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të viktimave në Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button