MPB-ja do t’i dënojë policët që do të kyçen në aktivitetet zgjedhore

Ministria për punë të brendshme paralajmëroi se do t’i dënojë në mënyrë rigoroze të punësuarit e saj që do t’i shkelin autorizimet dhe procedurat ligjore gjatë periudhës parazgjedhore.

Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale nëpërmjet takimeve me të punësuarit në polici do t’i përkujtojë ata se nuk duhet të vihen në funksion të partive politike për të kryer parregullsi zgjedhore, të mos e prishin rendin dhe qetësinë publike dhe autoritetin e MPB-së, të përmbahen nga provokimi i aktivistëve të partive politike, dhe nëse marrin pjesë në ngjarje të këtilla do të dënohen në mënyrë rigoroze. 

Nga MPB-ja informojnë se tashmë është formua Shtabi operativ për zgjedhjet e ardhshme lokale, i cili duhet t’i planifikojë dhe t’i realizojë të gjitha aktivitetet në kuadër të zgjedhjeve të vitit 2013.

Poashtu, “MPB-ja ka nisur bashkëpunimin edhe me sektorin civil që kanë ofruar projekte për forcimin e vetëdijes publike në drejtim të parandalimit të dhunës gjatë procesit zgjedhor. Tanimë është nënshkruar  një letër bashkëpunimi me kryetarin e OJQ-së `Civil` për projektin ‘Liri dhe zgjedhje pa dhunë 2013`”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button