KSHZ e miratoi librin e rishikuar të afateve për zgjedhjet e 15 korrikut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë e miratoi librin e rishikuar të afateve për zgjedhjet parlamentare për të cilat partitë politike arritën marrëveshje që të mbahen më 15 korrik. Anëtarët e KSHZ-së sigurojnë se gjithçka do të ndërmerret për mbrojtjen e qytetarëve dhe anëtarëve të organeve zgjedhore nga përhapja e koronavirusit për çka ata që sot biseduan me autoritetet shëndetësore me të cilët do të përpunojnë protokolle speciale. Ata gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre, transmeton MIA.

Libri i afateve është përgatitur në përputhje me Dekretin e Qeverisë me fuqi ligjore për Zgjedhjet, me të cilin, veç të tjerash parashikohet, heshtja të fillojë më 12 korrik në mesnatë, më 13 korrik të votojnë personat me Kovid-19, në izolim dhe vetizolim për të cilët do të formohen vendvotime speciale këshilla të përbërë nga punonjës shëndetësore dhe përfaqësues të partive, ndërsa më 14 korrik të sëmurët dhe të burgosurit e tjerë që do të aplikojnë për të votuar. Qytetarët e moshës madhore do të kenë mundësi të votojnë në ditën e zgjedhjeve nga ora 7:00 deri në orën 21:00.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski u bëri apel qytetarëve që ndodhemi në një periudhë interesante përpara nesh, një muaj në të cilin do të ketë shumë përplasje politike dhe momente interesante, por sfida më e kryesore dhe më e madhe është gjendja shëndetësore dhe mbrojtja e shëndetit në këtë proces.

“Qofshin ato Këshillat Zgjedhorë, qofshin Komisionet Komunale Zgjedhore, shëndeti i votuesve … Ne si KSHZ në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore, edhe sot këtu kemi biseduar , që së bashku të përgatisim rregulla dhe protokolle të caktuara që do të sigurojnë mbrojtje maksimale. Si Komision do të bëjmë çdo përpjekje për ta siguruar mbrojtjen maksimale të shëndetit të të gjithë atyre që marrin pjesë në administratën tonë zgjedhore, të rreth 35,000 qytetarëve. Ne do të sigurojmë qasje në qendrat e votimit në një mënyrë paksa më ndryshe”, tha Derkoski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nëpërmjet një postimi të publikuar sot në Facebook, ka informuar se mbrëmë e ka nënshkruar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Data konsensuale e pushtetit dhe opozitës, siç njofton Xhaferi, është 15 korrik 2020.

Ndërkohë, presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë, me propozim të Qeverisë, shpalli gjendje të jashtëzakonshme prej tetë ditësh në territorin e tërë vendit të Maqedonisë së Veriut, që të mundësojë përgatitje të zgjedhjeve parlamentare pa pengesa.

Gjatë ditës së djeshme, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski,  kanë arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve, duke u dakorduar që ato të mbahen më 15 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button