Këshilli për Etikë në Mediat e RMV-së hoqi dorë nga ndihma qeveritar për menaxhimin me pandeminë

Këshilli për etikë në mediat e RMV-së informoi se do të heqë dorë nga ndihma qeveritarë për të menaxhuar pasojat e shkaktuara nga pandemia Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“KEMM informoi se heq dorë nga granti në kuadër të mbështetjes qeveritare për shoqatat dhe fondacionet për masat për menaxhimin me krizën Kovid-19. KEMM dërgoi shkresë zyrtare deri te Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë më 14 qershor para publikimit zyrtar të informacionit për ndarjen e mjeteve të shoqatave të qytetarëve”, njoftojnë nga KEMM.

Nga KEMM potencuan se për shkak zgjedhjeve të caktuara parlamentare në vend, pak pas përfundimit të konkursit për ndarjen e mjeteve financiare, kanë vendosur potencialin e vet ta orientojnë drejtë ndjekjes aktive të situatës në sferën mediatike dhe mbikëqyrjen  e nivelit të respektimit të lirisë së shprehjes, që është sferë prioritare e veprimit të organizatës tonë.

Për këto arsye, thonë se në këtë moment duhet të qëndrojnë anash nga ky aksion për mbështetje financiare të një pjese të sektorit joqeveritar në kuadër të insistimit për luftë kundër koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button