Dezinformata për Kovid-19: Kina dhe Rusia u zhveshën lakuriq në një raport italian

Pothuajse të gjithë në këtë pikë pajtohen që pandemia e ka ndryshuar në mënyrë dramatike jetën tonë përgjithmonë, dhe në shumë raste për keq. Sidoqoftë, izolimi dhe fakti që ne ende nuk mund të kënaqemi dhe t’u kthehemi shprehive tona më të zakonshme që më parë i kemi marrë si të garantuar, na kanë bërë të mendojmë thellë për pozicionin tonë dhe për atë se sa lehtë njerëzit mund të bëhen të cenueshëm, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Përveç këtyre temave për të menduar, pandemia gjithashtu ka ndryshuar ose ja sfiduar fusha shumë më të ndërlikuara të veprimit, duke përfshirë përhapjen e lajmeve të rreme dhe aktivizimin e efekteve për dezinformim që janë shfaqur muajt e fundit.

Mendimtari francez Bruno Latur thotë se koronavirusi na e ka mësuar mësimin e jashtëzakonshëm se është e mundur që brenda disa javësh, kudo në botë, që ndonjë ekonomi gjigante të ndalet.

Ekonomia është në thelb jeta në lëvizje, puna që njerëzit e punojnë kaq shumë kohë, e cila ka qenë vetë jeta dhe ka vazhduar për shumë vite pa pushim. Tani që kanë ndodhur pandemia dhe mbylljet e shtëpive, njerëzit patën mundësinë për të menduar për gjërat që janë të rëndësishme dhe cilat nuk janë.

Disi për ironi, ndalimi i ekonomisë dhe ngadalësimi i ritmit të jetës ka ndezur vatrat e lajmeve të rreme, duke riaktivizuar burimet e artikujve me dezinformata në mënyrë që të përhapet propaganda nga disa nga kombet më të fuqishme në Tokë.

Kopasir (Copasir), komisioni parlamentar që e mbikëqyrë punën e shërbimit inteligjent të Italisë, ka lëshuar një raport që përmban konkluzion zyrtar se Kina dhe Rusia e kanë përdorur pandeminë Kovid-19 për të bërë presion me dezinformata dhe propagandë, duke përdorur gjendjen e jashtëzakonshme për interesin e tyre.

Një raportin e deputetit të Partisë Demokratike Italiane Enriko Borgi, bazuar në materialin e klasifikuar të siguruar nga inteligjenca italiane, thuhet se Rusia përqendrohet kryesisht në teoritë e konspiracionit për të përdorur virusin për qëllimet e veta për të “krijuar mosbesim në qeveritë perëndimore, në sistemet e tyre shëndetësore dhe sektorin shkencor”.

Nga ana tjetër, Kina përdor një strategji ndryshe dhe me synime të ndryshme. Ndërsa Rusia e ka shfrytëzuar situatën për të sulmuar vendet perëndimore duke përdorur pasigurinë e njerëzve gjatë pandemisë, Pekini është përpjekur të krijojë një pamje të suksesit të Kinës në trajtimin e pandemisë të dedikuar për Perëndimin.

Raporti me një qasje shumë të hollësishme tregon edhe videon e postuar në YouTube nga “New China TV” e cila tregon qytetarët italianë në karantinë të cilët, nga ballkonet e tyre, brohorisin fjalë lavdërimi për Kinën. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze, Hua Çjuning, e promovoi videon në mediat sociale, por më vonë u vërtetua se videoja ishte “e montuar”. Kina i ka mohuar zyrtarisht pohimet e tilla.

“Në të dyja rastet, qëllimi është të tregohet se regjimet autoritare e jo ato demokratike e mposhtin virusin”, thuhet në raport, duke përmendur shembuj nga Gjermania dhe Koreja e Jugut për të hedhur poshtë pretendimin.

Edhe pse vende të caktuara të Bashkimit Evropian tani zyrtarisht dhe publikisht e njohin dhe flasin rreth përdorimit të fushatave për dezinformim nga vendet e fuqishme, rivale dhe institucionet e BE-së kanë reaguar, duke e veçuar qartë problemin.

Në një deklaratë para pak kohësh, përfaqësuesi i Lartë i BE-së Zhosep Borell tha:

“Dezinformatat gjatë koronavirus mund të vrasin. E kemi për detyrë të mbrojmë qytetarët tanë duke i theksuar informacionet e rreme dhe duke i zbuluar autorët përgjegjës për këto praktika. Në botën e sotme të drejtuar nga teknologjia, ku luftëtarët kanë tastierë në vend të shpatave, dhe ku operacionet e synuara të ndikimit dhe fushatave për dezinformim janë armë të njohura të aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë, Bashkimi Evropian po i rrit aktivitetet dhe kapacitetet në këtë luftë.

“Përballë gjithë kësaj, ne duhet të ndërmarrim veprime me vendosmëri dhe kemi detyrim ndaj qytetarëve tanë që t’ua hapim sytë për informacionet e rreme, t’i ekspozojnë ata që janë përgjegjës për përhapjen e të njëjtave dhe të forcojmë punën tonë aktuale për t’u përballur me këtë sfidë”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button