RMV, prej sot hapen të gjitha pikat kufitare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e së martës miratoi disa dekrete me fuqi ligjore, duke përfshirë edhe hapjen e të gjitha kufijve prej të mërkurën (17 qershor), por duke zbatuar masat që janë aktive, transmeton Portalb.mk.

“Ne këtë seancë, Qeveria solli vendim që prej nesër, 17 qershor, të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në vend, duke zbatuar masat të cilat janë aktive, me çka për hyrje në Maqedoninë e Veriut është e obligueshme që të tregohet test i vlefshëm negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se ngelet edhe masa për nënshkrim e Deklaratës për vetizolim të obligueshëm prej 14 ditë, në bazë të së cilës Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor përgatit Vendim per mbikëqyrje dhe vetizolim shtëpiak që e kontrollon MPB.

MPB-ja njoftoi se qytetarët që nuk do të paraqesin PCR testin e vlefshëm, ata duhet të futen në karantinë shtetërore. Qytetari mund të kërkojë të testohet me PCR test. Nëse rezulton negative, ai mund të mban ditët tjera të karantinës shtetërore 14-ditore në shtëpi.

Qeveria gjithashtu vendosi të ngelin në fuqi edhe rregullat për transit nëpër Maqedoni, duke lejuar qëndrimin e tyre vetëm për 5 orë në vend.

Shtetasit e huaj që të shfrytëzojnë këtë të drejtë nuk duhet të dalin nga autostrada ose rruga locale dhe këtë të drejtë ta shfrytëzojnë brenda 5 orëve. Për këtë, Qeveria njoftoi se shfrytëzuesit e kësaj të drejtë do të marrin deklaratë në hyrje dhe dalje të vendit, duke u përqendruar në kohëzgjatjen e qëndrimit në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button