MOST-i do t’i mbikëqyrë zgjedhjet lokale me 3.500 vëzhgues

Në konferencën për shtyp që e mbajti sot, organizata qytetare MOST tha se do të angazhohen mbi 3.500 mbikëqyrë për mbikëqyrjen e zgjedhjeve lokale dhe në ditën e votimit, në tërë territorin e vendit.
Ky asociacion i i ftoi qytetarët që, më së voni deri me 2 mars, të paraqiten në 18 zyrat rajonale, në tërë vendin. Zyrat rajonale të MOST-it do të jenë të hapura prej orës 10 deri në orën 18. Informatat për kontakt me zyrat rajonale mund të gjenden në ueb-faqen e MOST-it.
Pasi të paraqiten qytetarët do të organizohet një trajnim i veçantë, e më pas ata do të shpërndahen nëpër vendvotime si mbikëqyrës. Që të mund të bëhet një vlerësim sa më gjithpërfshirës i zgjedhjeve lokale, mbikëqyrësit e MOST-it do ta përcjellin edhe zhvillimin e fushatës parazgjedhore, punën e organeve zgjedhore, votimin e parakohshëm, si dhe procesine e ankimit.
Mbikëqyrës i MOST-it mund të jetë çdo qytetar që ka të drejtë vote, i cili është i gatshëm ta mbikëqyrë procesin e zgjedhjeve dhe të raportojë për gjërat që i ka parë, në mënyrë jopartiake, të paanshme dhe objektive. Gjatë përzgedhjes së mbikëqyrësve, përparësi do të kenë ata që kanë pasur përvojë të mëparshme të mbikëqyrjes së zgjedhjeve në kuadër të MOST-it.
MOST-i poashtu u bëri thirrje qytetarëve që të t’i kontrollojnë të dhënat e tyre që kanë të bëjnë me zgjedhjet në ueb-faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button