Shqipëri, një i vdekur dhe 82 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 82 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), një shifër rekord, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive në 1.672, ndërkohë edhe një person tjetër ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një pacient 68 vjeç nga Puka i konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, duke rritur numrin gjithsej të vdekjeve në 37, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime dhe rastet pozitive janë regjistruar në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës, Vlorë, Kamëz, Kukës, Elbasan, Fier, Korçë dhe Pukë.

“Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara”, ka theksuar ministria.

Gjithashtu janë shëruar edhe 9 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandëmisë në 1.064 dhe aktualisht 571 persona janë aktivë me COVID-19.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 21.177 testime dhe vazhdon puna e epidemiologëve në terren për gjurmimin e rasteve.
Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore që është në fuqi deri më 23 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button