RMV, ka raste kur edhe institucionet me udhëheqës shqiptar nuk e zbatojnë Ligjin për Gjuhët (Infografik)

Zbatimi i gjuhës shqipe në shumë institucione të Maqedonisë mbetet pengesë, edhe pse ajo është obligative, sepse është e dekretuar me ligj. Por, me raste edhe në shumë institucione ku udhëhiqet nga kuadër shqiptar gjen zbatim plotësisht përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha aktet dhe dokumentet. Duke filluar nga tabela e emrave, e vendosur në hyrje të institucionit, deri te letra më e thjeshtë, dhe atë në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, shkruan Portalb.mk.

Nga Agjencia për Zbatim e Gjuhës (AZGJ), sipas të dhënave që pranoi Portalb.mk, ka dorëzuar gjithsej 641 pyetësor anketues, me një mori pyetjesh drejtuar institucioneve të vendit të sektorit publik, me çrast kanë kthyer përgjigje gjithsej 183 institucione. Nga ky institucion kanë marrë përgjigje se a janë përmbushur detyrimet në përputhje me nenin 7 të këtij ligji, dhe, nëse nuk i kanë përmbushur plotësisht, deri në cilën fazë kanë arritur me ndryshimin e tabelave të institucionit, memorandumet, vulat, logot dhe ueb faqet. Nga ato 147 institucione janë përgjigjur se i kanë ndryshuar tabelat, 36 jo; 119 institucione janë përgjigjur se i kanë ndryshuar memorandumet, 64 jo; 151 institucione janë përgjigjur se i kanë ndryshuar vulat, 32 jo;- 110 institucione janë përgjigjur se i kanë ndryshuar logot, 73 jo; – 113 institucione janë përgjigjur se i kanë ndryshuar ueb faqet, 70 jo.

Nga institucionet të cilët nuk kanë filluar me implementimin e dy gjuhësisë dhe kanë pasur nevojë për ndihmë nga AZGJ, 27 institucione janë përgjigjur se kanë nevojë për ndihmën e AZGJ-së;- 63 institucione janë përgjigjur se mund të kenë nevojë për ndihmën e AZGJ-së; – 54 institucione nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjejes;- 26 institucione u përgjigjen se do të kërkojnë ndihmë nga AZGJ-ja sipas nevojës; – 13 institucione u përgjigjen se nuk mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Në aktin për sistematizimin e vendeve të punës, a janë paraparë sektor ose njësi të përkthimit dhe lekturës në gjuhën shqipe, 30 institucione janë përgjigjur se kanë paraparë sektor dhe njësi të përkthimit dhe lekturës në gjuhën shqipe;- 135 institucione u përgjigjen se nuk kanë paraparë sektor dhe njësi të përkthimit dhe lekturës në gjuhën shqipe;- 18 institucione u përgjigjen se nuk mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Nëse nuk janë paraparë, a do të bëhen nga institucionet në ndryshimin e ardhshëm të aktit për sistematizimin e vendeve të punës. 76 institucione janë përgjigjur se do ta parashohin ndryshimin e aktit të sistematizimit të vendeve të punës; – 31 janë përgjigjur se do ta parashohin ndryshimin e aktit te sistematizimit të vendeve të punës;- 8 institucione nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje;- 20 institucione janë përgjigjur se do ta parashohin ndryshim të aktit të sistematizimit të vendeve të punës, nëse është e nevojshme;- 23 institucione janë përgjigjur se tashmë kanë paraparë ndryshim të aktit të sistematizimit të vendeve të punës; – 25 institucione janë përgjigjur se nuk mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Përgjigjet e marra nga pyetja se sa përkthyes dhe sa lektorë ka të punësuar institucioni (juaj) – 124 institucione janë përgjigjur se nuk kanë të punësuar asnjë përkthyes dhe lektor; – 23 institucione janë përgjigjur se kanë të punësuar një përkthyes dhe lektor;- 11 institucione janë përgjigjur se kanë të punësuar dy përkthyes dhe lektorë;- 1 institucion janë përgjigjur se ka të punësuar tre përkthyes dhe lektorë;- 2 institucione janë përgjigjur se kanë të punësuar katër përkthyes dhe lektore;- 3 institucione janë përgjigjur se kanë të punësuar pesë përkthyes dhe lektore;- 1 institucion është përgjigjur se ka të punësuar 22 përkthyes dhe lektore; – 18 institucione janë përgjigjur se nuk mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Në buxhetin e paraparë për vitin 2020, a janë paraparë mjete financiare për përkthyes dhe lektorë të rinj, në institucionet e vendit, 43 institucione janë përgjigjur se kanë paraparë mjete financiare; – 96 institucione janë përgjigjur se nuk kanë paraparë mjete financiare; – 4 institucione janë përgjigjur se nuk mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje; – 41 institucione nuk kanë dhëne asnjë përgjigje në lidhje me këtë pyetje.

Nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës u është ofruar ndihmë institucioneve, për këtë janë pyetur ato se si mund t’ju ndihmohet për të shpejtuar fazën (e dytë) të zbatimit të plotë të ligjit, për zbatimin e gjuhës shqipe. 21 institucione janë përgjigjur se kanë nevojë për ndihmën e AZGJ-së; – 16 institucione janë përgjigjur se nuk kanë nevojë për ndihmën e AZGJ-së; – 60 institucione nuk kanë dhënë asnjë përgjigje në lidhje me pyetjen;- 73 institucione janë përgjigjur se do të kërkojnë ndihmë nga AZGJ-ja në rast nevoje;- 13 institucione janë përgjigjur se nuk mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Nga të gjitha këto informacione të marra nga institucionet e vendit, gjithsej 183 përgjigje të marra, vetëm 131 institucione janë përgjigjur vetëm në gjuhën maqedonase; – 4 institucione janë përgjigjur vetëm në gjuhën shqipe;- 48 institucione janë përgjigjur edhe në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button