Prokuroria Publike propozoi gjoba prej 2.000 eurove për 29 persona që nuk e kanë respektuar orën policore

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot i dorëzoi në gjykatë propozimet për lëshimin e gjobave prej nga 2.000 euro ndaj 29 personave që e kanë shkelur orën policore, transmeton Portalb.mk.

“Të pandehurit nuk kanë vepruar në përputhje me Vendimin për ndalimin dhe regjimin e posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë shtetrrethimit janë kapur duke lëvizur në lokacione të ndryshme”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Prokuroria propozoi për të gjithë të pandehurit dënim me para prej 100 gjobave ditore prej 20 eurove në kundërvlerë të denarit.

Personat akuzohen për vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button