fbpx

“Akredituesi”, me këtë vegël do të dalloni cilat janë mediat etike në RMV, Portalb në listën profesionale

“Akredituesi” është një shtesë për internet shfletuesit Chrome dhe Firefox që ndihmon në identifikimin e mediave etike të vendit. Autori i mjetit është Gorjan Jovanovski, dhe lista e mediave etike është marrë nga regjistrat Promedia (SHGM/SPGPM) dhe IAB Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Pasi të shkarkoni (në këtë link) në këndin e sipërm të djathtë të shfletuesit do të shfaqet një rreth ngjyrë hiri, i cili më pas e ndryshon ngjyrën, varësisht nga faqja që e keni hapur.

Akredituesi tregon se Portalb është në grupin e mediave profesionale

“E gjelbër, nëse faqja e mediave është pjesë e regjistrave kombëtar dhe mediatik që e ka nënshkruar Kodin e raportimit etik. Ngjyrë hiri, nëse sajti nuk gjendet në asnjë regjistër “, thuhet në përshkrimin e veglës.

Kjo do të thotë që nëse për sajtin shfaqet ngjyrë e gjelbër, shanset për të përhapur dezinformata janë më të vogla, përkatësisht të jenë të besueshëm në raportime.

“U bëj thirrje të gjitha mediave që i qasen raportimit të qytetarëve në mënyrë korrekte dhe etike, të paraqesin kërkesë në regjistrat e lartpërmendur dhe të bëhen pjesë e tyre.Në të njëjtën kohë, ju inkurajoj të merrni Akredituesin dhe të fitoni më shumë besim në ato media, ku ai besim është i merituar. Dhe sigurisht, raportoni ata që e shkelin kodin e nënshkruar të raportimit etik! Le ta bëjmë hapësirën mediatike në Maqedoni më të mirë! ”, thotë Jovanovski.

Projekti mbështetet nga Fondi për Inovacione dhe zhvillim teknologjik përmes thirrjes KREATON.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close