Pastruesi sulmon filloristen në një shkollë të Kumanovës

SPB-ja në Kumanovë sot ka paraqitur kallëzim penal te Prokuroria themelore publike – Kumanovë për L.M. (52) nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “sulm seksual ndaj një të miture që nuk ka mbushur 14 vjet”.

MPB-ja njoftoi se dje rreth 16:00, në shkollën fillore “Koço Racin” në Kumanovë, punëtori i higjienës së shkollës, ka hyrë në sallën sportive dhe e ka thirrur nxënësen 13-vjeçare, e cila nuk ka qenë duke ushtruar në orën e edukatës fizike, të vijë me të në zyrën e mësuesve të arsimit fizik. Pasi që nxënësja ka hyrë në zyrë  i denoncuari fillimisht ka filluar të bisedojë me të, ndërsa më pas ka filluar ta prekë në trup. Ajo e frikësuar është larguar nga salla e mësuesve dhe menjëherë për ngjarjen e ka njoftuar kujdestarin e klasës, ndërsa më pas vepra është denoncuar në SPB-në e Kumanovës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button