fbpx

Maqedonia në rënie të lirë për nga liria e mediumeve, e fundit në rajon

Liria e mediumeve në Maqedoni ra për 22 vende në listën e organizatës “Raportuesit pa kufinj”. Tani, nga vendi i 94 u gjend në vendin e 116 në listë, që është edhe vlerësimi më i dobët deri tani.
Maqedonia është njëra nga vendet me rënie më të madhe sa i përket lirisë së mediumeve në krahasim me vitin e kaluar, kurse para nesh gjenden Çileja, Tongoja, Tanzania, Kenia, Zambia, Mozambiku, Kuvajti, Togoja, Nigeria, Katari, Bregu i fildishtë, etj.

Shkaqet që e zhvendosën Maqedoninë si e fundit në tërë rajonin, janë qasja shumë e dobët deri te informatat, qëllimi i “Kuvendit të Maqedonisë që ta legalizojë censurën”, e poashtu përmendet edhe dhuna fizike dhe psikike mbi gazetarët dhe keqpërdorimi i reklamave si formë e presionit mbi mediumet.

Nga vendet  e rajonit, më mirë qëndron Serbia, e cila gjendet në vendin e 63-të, menjëherë pas saj është Kroacia, në vendin e 64, Bosnja në vendin e 68-të, pastaj Greqia në vendin e 84, menjëherë pas saj Kosova, Bullgaria në vendin e 88-të dhe Shqipëria në vendin e 102-të.

Para 4 vitesh, Maqedonia ishte në vendin e 34 në këtë listë, dhe prej atëherë e deri tani ka rënë për 82 vende.

Në majë të listës janë vendet skandinave – Finlanda, Holanda dhe Norvegjia, ndërsa më poshtë se Maqedonia janë 63 vende në mesin e të cilave janë: Afganistani, Kuba, Vietnami, Turkmenistani, Iraku etj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button