Pas dy vitesh punë, Antikorrupsionit i mungon softuer, hapësira dhe kuadër njerëzor për përballje me korrupsionin

Edhe përskaj përpjekjeve nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni), në vitin 2019-të nuk u sigurua hapësirë funksionale për punë, a i parëndësishëm ishte rritja e numrit të të punësuarve në Sekretariat, thuhet në raportin vjetor për punën e Antikorrupsionit, njofton Portalb.mk.

Prej atje theksojnë se nuk është i mundësuar funksionimi i zgjidhjes softuerike për dorëzim elektronik të formularit për “Deklaratë të gjendjes pronësore dhe interesave”, as është realizuar lidhja me bazat e të dhënave të shumë institucioneve që janë të theksuara në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave.

Prej 51 vendeve të parashikuara në Komision, janë plotësuar vetëm 24, që paraqet mungesë prej 47%, prej të cilëve 10 të punësuar drejtpërdrejt janë të kyçur në analizën dhe punën për lëndët.

“Resurset e disponueshme njerëzore fare nuk janë përkatës për nevojat për realizimin efikas dhe efektiv të kompetencave”, thonë nga Antikorrupsioni.

Në lidhje me të punuarën, për periudhën prej nëntë muajve deri te Antikorrupsioni janë dorëzuar 1.172 paraqitje nga qytetarët, shoqatat, institucionet, me dyshim për ekzistim të sjelljes korruptive, keqpërdorim të funksionit publik, ekzistim të konfliktit të interesave. Janë hapur edhe 245 lëndë me vetiniciativë.

“Numri i paraqitjeve të pranuara dhe lëndëve të hapura në vitin 2019-të është më i madh nga numri i përgjithshëm i paraqitjeve në Antikorrupsion në 5 vitet e fundit. Duke e pasur parasysh përmbajtjen e paraqitjeve të dorëzuara, shumica e të cilëve kanë të bëjmë me realizimin e të drejtave individuale të dorëzuesit, mund të nxirret përfundim se ajo para se gjithash ka të bëjë me humbjen e besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit”, thuhet në raport.

Nga fusha e korrupsionit prej 687 paraqitjeve dhe 23 lëndëve me vetiniciativë, Komisioni ka zgjidhur 100 lëndë. Derisa, nga fusha e konfliktit të interesave janë dorëzuar 364 paraqitje dhe 66 me vetiniciativë, janë zgjidhur 143. Për mosrespektim të ndalesave gjatë procesit zgjedhor prej 54 paraqitjeve dhe tre lëndëve me vetiniciativë, Antikorrupsioni ka zgjidhur 38. Për kontroll të gjendjes pronësore janë dorëzuar 67 paraqitje dhe 153 lëndëve me vetiniciativë, është vendosur për 83 lëndë.

Antikorrupsioni vitin e kaluar ka dorëzuar 6 iniciativa deri te Prokuroria Themelore Publike, prej të cilëve vetëm një është pranuar, një është hedhur poshtë, ndërkaq katër janë në rrjedhë.

Përbërja e Antikorrupsionit është zgjedhur nga ana e Kuvendit të RMV-së më 8 shkurt të vitit 2019-të, pas thuajse tërë vitit 2018-të kur Antikorrupsioni ishte jofunksional për shkak të dorëheqjes së pesë anëtarëve të përbërjes së atëhershme. Dorëheqjet e tyre kanë ardhur pas publikimit të informatave se një pjesë e anëtarëve kanë falsifikuar urdhërpagesa që të marrin shuma më të mëdha për harxhime të rrugëve, por edhe harxhimit të paarsyeshëm të mjeteve buxhetore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button