Cilat tipa të meshkujve i preferojnë femrat ‘techno’ apo ‘macho’

Sipas një studimi më të ri, femrave tani më shumë u pëlqejnë meshkujt që janë të zotë në teknologji dhe kompjuterë, sesa ata që, p.sh, dinë ta rregullojnë automobilin.

Më nuk janë në modë meshkujt ‘macho’, sikur David Gandy apo Daniel Craig, por ‘techno’, sikur që është p.sh Mark Zuckerberg, themelues i “Facebook” -ut, Anketa ka treguar se 59% e femrave më shumë joshen nga meshkujt që dinë ta rregullojnë kompjuterin, sesa nga ata që marrin vesh rreth automobilave.

Epiteti ‘tekno-seksual’ është aq i popullarizuar, saqë 40% e meshkujve të anketuar kanë pranuar se më shumë preferojnë që të mburren sesi janë të zotë sa i përket teknologjisë, sesa që është e vërtetë një gjë e tillë, me qëllim që të lënë përshtypje të mirë te gjinia e kundërt. Por, ata duhet të mos e teprojnë, meqë 80% e femrave kanë thënë se nuk u besojnë meshkujve kur e lavdërojnë veten e tyre, pa i pare vetë me sytë e tyre.

Ekspertët supozojnë se deri te një ndryshim i tillë ka ardhur për shkak të një stili gjithnjë e më të shpejtë të jetës dhe për shkak të faktit që, gjithnjë e më shumë jemi të varur nga kompjuteri dhe pajisjet e ndryshme teknologjike.

Lajme të ngjashme

Back to top button