fbpx

49 lokacione për reklamim falas gjatë fushatës

Autoritetet e Qytetit të Shkupit përcaktojnë radhitje për shfaqjen e lokacioneve për pllakatet zgjedhore, për çdo kandidat.

Autoritet kanë paraqitur kushte dhe posaçërisht lokacione që reklamimi të jetë falas në 10 komuna të Shkupit. Për zgjedhjet lokale janë përcaktuar 49 vende, ndërsa numri i tyre varion prej komunës.

‘Në Aerodrom në 5 lokacione, në Butel dhe Karposh nga 6 lokacione, nëpër Gazi Babë 9, në Gjorçe Petrov 4 vende për pllakate. Për Kisella Vodën janë parashikuar 7 lokacione, në Qendër 8, nëpër Komunën Çair 5 lokacione, ndërsa për Sarajin dhe Shuto Orizarën 2 vende’ informon sektori për marrëdhënie me opinion i Qytetit të Shkupit.

Fytyrat e kandidatëve për kryetar të ardhshëm komunash dhe këshilltarë, shkupjanët do të mund ti shohin në bulevardin ‘Jane Sandanski’, ‘Hristijan Todorovski-Karposh’, ‘Aleksandar Makedonski’, ‘Aradhat Partizane’,’Ilinden’,’Goce Dellçev’.

Fotografitë e tyre do të ngjiten tek tregjet në Gjorçe Petrov dhe Shutkë, stadiumi në Çair si dhe te kisha në Saraj.

Sipas dispozitave ligjore me vendimin për marrje të drejtash për shfrytëzimin e vendeve për zgjedhjet lokale, organizatorët e fushatave zgjedhore parashtrojnë kërkesë deri tek administrata e Qytetit të Shkupit-Qendra për punë komunale.

Kërkesat për pllakatet parashtrohen prej 19 shkurt deri më 4 mars në mesnatë, kur edhe zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button