​Hoti falënderoi MCC-në për zhbllokimin e fondeve për Kosovën

Kryeministri Avdullah Hoti sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sean Cairncross, kryeshef ekzekutiv i Milenium Challenge Corporation (MCC), të cilin e ka falënderuar për zhbllokimin e fondeve dhe ndihmën e vazhdueshme për Kosovën në rritjen e zhvillimit ekonomik përmes programeve të ndryshme.

Hoti ka vlerësuar se është lajm i mirë për Kosovën zhbllokimi i fondeve nga Millennium Challenge Corporation (MCC), duke thënë se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të rëndësisë jetike për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Kryeministri Hoti tha se Qeveria është duke punuar me përkushtim për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, menaxhimin efikas të pandemisë COVID-19, si dhe për krijimin e një klime të favorshme për bizneset në Kosovë.

Ndërsa, Sean Cairncross, kryeshef ekzekutiv i MCC, ka vlerësuar hapat e ndërmarrë nga Qeveria Hoti, të cilët kanë mundësuar zhbllokimin e fondeve për Kosovën.

MCC kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të Qeverisë Kurti për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.

Qeveria amerikane ka riaktivizuar më 6 qershor programin e MCC-së, pas vendimit të Qeverisë së re Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button