Ali Ahmeti uron John Kerry-n për funksionin e ri

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i ka dërguar letër urimi sekretarit të ri shtetëror amerikan, John Kerry dhe i ka dëshiruar sukses në punë, me ç’rast ka theksuar se “mirëpresim angazhimin tuaj për ta përfunduar me sukses tregimin për Maqedoninë dhe rajonin, të integruar plotësisht në NATO dhe në Bashkimin Evropian.”

“Sukseset e arritura gjer më sot janë të përbashkëta, por për ta përfunduar rrugën e nisur bashkë në ndërtimin e paqës, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në rajon, ne kemi nevojë për përkrahjen 
tuaj, në veçanti në zgjidhjen e çështjes së emrit që na mban larg NATO-s dhe BE-së.”

Ahmeti në letrën e tij thotë se “emërimi juaj gjithashtu vjen në 100 vjetorin e zgjedhjes së Presidentit 
Wilson, i cili nisi miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndaloi padrejtësitë ndaj shqiptarëve, andaj dhe ne jemi të bindur që puna juaj do të vijojë në të njejtën frymë sepse ne ndajmë vizionin e njejtë me ju për të ardhmën e vendit dhe të rajonit.” /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button