Vidhen kompjuterë nga shkolla fillore në lagjen Çento të Shkupit

Natën ndërmjet të hënës dhe të martës janë vjedhur dhjetë kompjuterë nga shkolla fillore “Kërste Petkov Misirkov” në lagjen Çento të Shkupit.

Burime jozyrtare nga shkolla thonë se kompjuterët janë vjedhur nga njëri prej blloqeve që janë të vendosur në pjesën e jashtme të shkollës.

Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes, me ç’rast në pjesën e shkollës ku janë vjedhur kompjuterët mësimi është ndërprerë shkurtimisht. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button