Lajcak i bllokuar në Zyrih pasi Tirana nuk lejoi fluturimet nga Zvicra

Korrespondenti i Euronews Albania nga Brukseli, Ernest Bunguri, raporton se 150 pasagjerë, përfshirë përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajčák, janë bllokuar në Zyrih pasi Tirana nuk autorizon uljen e fluturimit nga Zvicra, të planifikuar për orën 13:40.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák pritej të vizitonte Kosovën ditën e sotme dhe të qëndronte deri më 18 qershor.

Ky është avioni i parë që niset nga BE-ja drejt Tiranës, në një kohë kur Shqipëria dhe Europa përpiqen të rihapin kufijtë, mbylljes disa-javore të shkaktuar nga COVID-19.

Lajcak dhe pasagjerët e tjerë janë duke udhëtuar nëpërmjet “Swiss Air” dhe pritja e tyre ka zgjatur prej disa orësh.

Zyra e BE-së ka bërë të ditur se në qëndrimin e tij në Kosovë, që do të zgjasë deri më 18 qershor, Lajçak planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të dialogut, të lehtësuar dhe Bashkimi i Evropian.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Lajçak është i mirëseardhur nëse e kupton që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se do ta pres në takim për t’i paraqitur qëndrimin e qeverisë rreth çështjes së dialogut.

Në Kosovë, Ambasadori Lajčák do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button