Ambasada Britanike në Shkup feston 27 vjet miqësi dhe marrëdhënie bilaterale midis Britanisë dhe RMV-së

Këtë vit, për shkak të krizës së koronavirusit, në vend të pritjes tradicionale për ditëlindjen e Mbretëreshës, miqësinë e fortë mes dy vendeve e shënojmë me onlajn aktivitete që u zhvilluan në Britani, si shfaqje baleti dhe teatrore, muzikë britanike, opera dhe aktivitete tjera, kanë informuar nga Ambasada Britanike, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Në partneritet me Këshillin Britanik dhe RTM1, kemi ndarë emisione edukative dokumentare si dhe emisione për mësim të gjuhës angleze për publikun e Maqedonisë. Ne rrjetet tona sociale e kemi shpërndarë videon e ambasadores britanike Rejçëll Gallouej (Rachel Galloway), e cila i theksoi vizitat e Lartmadhërisë së Tij, Princit Eduard dhe Lartmadhërisë së Tij, Dukës së Kentit. Ambasadorja foli edhe për punën e përbashkët në tema të rëndësishme siç është mbështetja britanike e reformave të drejtuara nga Ministria e mbrojtjes, reformat në drejtësi, qeverisja e mirë, forcimi i mediave, si dhe momenti emocional i ngritjes së flamurit të Maqedonisë si shteti anëtar i 30-të i NATO-s”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

Gjatë 25 viteve të fundit, Britania ka mbështetur më shumë se 220 bursistë të Çevening të cilët i kanë përfunduar master studimet tyre njëvjeçare në Britani dhe janë rikthyer në Maqedoninë e Veriut për të ndarë njohuritë e tyre të reja për ndërtimin e një shoqërie të fortë dhe të prosperuar.

Ata gjithashtu kanë kontribuar në sektorin e arsimit duke mbështetur mësimin e aftësive digjitale për studentët përmes një projekti me Këshillin Britanik – Shkollat ​​e Shekullit 21, si dhe zhvillimin e platformës Eduino në partneritet me UNICEF.

“Banda e Ambasadës Britanike në Shkup performoi këngën legjendare “Le të jetë”nga The Beatles dhe pranuam një urim nga pianisti dhe promotori me famë botërore i kulturës maqedonase në Britani, maestro Simon Trpçeski. Në bashkëpunim me Shoqatën e Specializantëve dhe mjekëve të rinj, kemi dhuruar ushqim për ata që janë duke luftuar në vijat e frontit kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, punëtorë mjekësorë nga Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori”, Qendra klinike “Nënë Tereza” dhe ISHP Klinika universitare për sëmundje kirurgjikale “Sh. Naum Ohridski” Shkup. Së bashku me OJQ-në “One Can” (Njeriu mundet), dhuruam gjithashtu pako ushqimore dhe produkte pastrimi dhe dezinfektimi për familjet me një prind të cilët janë ndër qytetarët më të prekur nga kriza e koronavirusit. “Britania mbetet një partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut dhe vazhdon të ndërtojë dhe forcojë miqësinë afatgjatë” thuhet në vazhdim të komunikatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button