Do të publikohen listat e personave që janë në izolim, e diskutoi si mundësi Filipçe

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot në konferencë për media diskutoi edhe për problematikën e fshehjes së të dhënave nga qytetarët, në lidhje me izolimin, përkundër asaj se javë e kaluar Qeveria ka vendosur për dënimin e këtyre qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Ndeshemi me probleme rreth vendimit. Disa refuzojnë edhe për atë se vendimi nuk është në dy gjuhë, por ka edhe arsye tjera pse nuk i pranojnë vendimet. Pastaj japin informata të rrejshme, adresa të rrejshme, numra të telefonit gabimisht dhe kjo me të vërtetë e vështirëson punën. Kërkojmë ndihmë nga Kuvendi i shërbimit juridik për dhënien dhe e shqyrtojmë ligjin për procedurat ligjore dhe mendojmë të publikojmë personat që janë në izolim. Këtë shumë shpejtë do e zgjidhim”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe, javën e kaluar në seancën e 63-të të qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që në rastet kur qytetarët nuk do të japin të dhëna të sakta, do të futen në karantinë dyjavore, shpenzimet e së cilës do të mbulohet nga qytetarët.

“Dekreti përcakton që në rast se ndonjë person refuzon të pranojë vendimin për vetizolim, ose jep të dhëna personale të rrejshme dhe të dhëna të rrejshme në lidhje me personat me të cilët ka pasur kontakt në ditët e kaluara, ose nuk e zbaton masën e izolimit të rreptë në kushte shtëpiake (vetizolim shtëpiak), i përcaktohet masa e izolimit të rreptë (karantinë) në kohëzgjatje prej 14-të ditëve, në objektet e caktuara nga Qeveria e RMV-së, për çka MPB-ja sjellë vendim, ndërsa për shpenzimet për qëndrim në ato objekte do të mbulohet nga ana e tyre”, deklaruan nga qeveria javën e kaluar.

Në konferencën e sotme, Filipçe i pyetur sot nga Portalb.mk. nëse ka informatë se kur do të hapen kufijtë, cili është rekomandimi dhe kur duhet të hapen ato, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nuk dha detaje konkrete, por tha se për këtë do të flitet deri në fund të javës në Komisionin për Sëmundje Infektiive.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button