Është rikthyer transporti urban në Tetovë dhe komunat përreth

Shtabi i krizës së Komunës së Tetovës sot ka rikthyer transportin publik ndërkomunal, puna e të cilëve u ndërpre nga shpallja e parë e gjendjes së jashtëzakonshme. Megjithatë, PortAlb.mk një muaj më herët informoi se këta furgon funksiononin edhe përkundër ndalesës që ju bë nga ana e Komunës së Tetovës, njofton Portalb.mk.

Sipas Arifit, me ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme, vendimi për ndalesë të funksionimit të transportit të organizuar ndërurban më nuk ka fuqi juridike, për këtë edhe mund të vazhdojnë me punë.

Sa i përket ndalesës për transportit të organizuar ndërurban në komunën e Tetovës dhe komunat përreth, duam të informojmë opinionin se ne si Shtab komunal i krizës vlerësuam se ndalesa e cila u soll me përfundim të shtabit qeveritar të krizës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, dhe tani me përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme ky përfundim nuk ka fuqi juridike dhe si rrjedhojë transporti i organizuar ndërurban mund të vazhdojë, me respektim strikt të protokolleve mbrojtëse nga ana e transportuesve” tha Teuta Arifi.

Nga autoritetet lokale në Tetovë bëjnë të ditur se transportimi ndërkomunal i banorëve do të duhet të zhvillohet me kujdes të veçantë, duke mos lejuar kështu, transportin e tyre pa maska mbrojtëse, të mos ketë mbipopullim në furgonet apo autouset që kryejnë transport mes komunave.

Nga ana tjetër, kamera e Portalb.mk një muaj më herët dokumentoi se si këta furgon edhe përkundër ndalesës për të ushtruar punën e tyre, megjithatë vazhdimisht bënin transportin e njerëzve mes komunave.

Ndryshe, sot janë regjistruar 17 raste të reja me virusin korona  në Tetovë me rrethinë, kështu numri i rasteve aktive është 258, ja numri i përgjithshëm sipas komunave reale:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button