Në Tetovë ka 245 raste aktive me virusin korona, ndërkaq 131 persona janë shëruar

Përkundër numrit të shtuar të të infektuarve në Tetovë me rrethinë, nga Komuna e Tetovës kanë rikthyer transportin urban kurse qytetarëve ju sugjerojnë të pinë kafe me miqtë dhe të dalin në natyre, duke respektuar masat qeveritare. Vetëm sot janë regjistruar 17 raste të reja me virusin korona në këtë rajon, shkruan Portalb.mk.

Sot janë regjistruar 17 raste të reja me virusin korona  në Tetovë me rrethinë, kështu numri i rasteve aktive është 258, ja numri i përgjithshëm sipas komunave reale:

  • Komuna e Tetovës 246 (11 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Bogovinës 65 (7kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Tearcës 48 (2 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Bërvenicës 27 (1 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Jegunovcës 26 (3 kanë ndërruar jetë)
  • dhe Komuna е Zhelinës 18 të infektuar (4 persona kanë ndërruar jetë)

Përkundër këtyre numrave, nga Komuna e Tetovës informojnë se si Shtab komunal i krizës kanë vlerësuar se ndalesa e cila u soll me përfundim të shtabit qeveritar të krizës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, dhe tani me përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme ky përfundim nuk ka fuqi juridike dhe si rrjedhojë transporti i organizuar ndërurban mund të vazhdojë, me respektim strikt të protokolleve mbrojtëse nga ana e transportuesve.

Përmes një postimit në rrjetin social “fejsbuk”, nga kjo komunë gjithashtu bënë thirrje qytetarëve të dalin me miqtë për kafe dhe në natyrë, duke respektuar masat për parandalimin e virusit korona.

“Jemi të vetëdijshëm se karantinimi dhe izolimi i gjatë ka lënë pasoja të përgjithshme dhe ekonomike tek të gjithë qytetarët, andaj sugjerojmë që qytetarët të fillojnë risocializimin, duke pirë një kafe me miqtë, apo familjarët, të praktikojnë ecje në natyrë, por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm dhe duke respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse” shkruan në deklaratën e Komunës së Tetovës.

Spitali i Tetovës

Në mbledhjen e sotme të shtabit të krizës së Tetovës, nga Spitali Klinik në Tetovë informuan se ky institucion posedon të gjitha kapаcitetet infrastrukturore dhe njerëzore për të menaxhuar me situatën dhe numrat në rritje të paciеntëve të diagnostikuar me COVID19.

Nga ana tjetër, Naim Skenderi nga Qendra për Shëndet Publik para disa ditëve për Portalb.mk tha se në qoftë se numri i të infektuarve do të vazhdoje të jetë i lartë, ata do të përballen me vështirësi për shkak të numrit jo të lartë të personelit.

“Ne si Qendër deri tani I kemi bë ballë kësaj pune, nuk do të thotë se në të ardhmen në qoftë se kemi kështu mbi 15 raste në ditë do të kemi ndoshta vështirësi, për shkak se nuk kemi numër të madh të personelit. Sidoqoftë, konsideroj se deri tash ja kemi dalë” theksoi Naim Skenderi, epidemiolog.

Sektori për Punë të Brendshme

Sektori për punë të brendshme në Tetovë informoi se gjatë fundjavës në komunën e Tetovës dhe komunat përreth janë shqiptuar gjithsej 197 dënime për mos mbajtje të maskave mbrojtëse. Po ashtu janë kryer 59 kontrolle në objektet gastronomike dhe kafenetë për të verifikuar respektimin e protokolleve dhe masave mbrojtëse shëndetësore.

Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 256 persona, në vetizolim 274, kurse në karantinë shtetërore në kapacitetet e Kodrës së Diellit gjenden 54 persona.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 103 raste të reja me virusin korona, kanë ndërruar jetë 5 persona, ndërkaq 13 pacientë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.157, i të shëruarve në 1.723, të vdekurve 193, ndërkaq momentalisht kemi 2.241 raste aktive.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button