Biblioteka “Cvetan Dimov” do të vendoset në objekt të ri në Bit Pazar

Këshilli i Qytetit të Shkupit ka miratuar propozmin për ndërtimin e një objekti të ri të dedikuar për Bibliotekën “Cvetan Dimov”, lokacioni i së cilës do të jetë në Bit Pazar. Propozimi ka kaluar në muajin mars, por akoma nuk është kompletuar projekti për ndërtimin e objektit.

Nga Qyteti i Shkupit kanë konfirmuar për Portalb.mk se ky projekt është votuar në Këshillin e Qytetit dhe tani është në fazë të kompletimit të dokumentacionit të projektit.

Qyteti i Shkupit (Foto: Arbnora Memeti)
Qyteti i Shkupit (Foto: Arbnora Memeti)

“Është në plan ndërtimi i bibliotekës në territorin e Komunës së Çairit, ku për momentin funksionon biblioteka “Cvetan Dimov”, e cila përkohësisht është vendosur në objektin e Komunës së Çairit.  Për këtë qëllim, në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020 është paraparë përpunimi i dokumentacionit projektues për ndërtim të bibliotekës në Komunën e Çairit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Qytetit të Shkupit.

Qyteti i Shkupit, siç shprehen ata, ka shpallur thirrje publike dhe është zgjedhur kompania e cila duhet të projektojë projektin, lokacioni i së cilit është mes Poliklinikës Bit Pazar dhe selisë së BFI-së.

“Në projektimin e objektit duhet të mundësohen të gjitha standardet për një objekt të këtillë, siç është hapësira për ruajtjen e librave, hapësira për promovime të librave, hapësira për zyra etj Në këtë fazë vetëm përpunohet dokumentacioni projektues dhe pjesë bazë teknike, ndërsa pas përfundimit të kësaj do të kalohet në fazat e mbetura të cilat janë para realizimit të ndërtimit”, kanë deklaruar nga Qyteti i Shkupi.

Projeksion, biblioteka “Cvetan Dimov”

Lokacioni aktual i përkohshëm i kësaj biblioteke është në objektin e Komunës së Çairit. Koordinatorja e bibliotekës, Adije Shehu Destani, deklaroi për Portalb.mk se aktualisht, biblioteka nuk i përmbush kushtet dhe standardet për lexuesin.

“Këtu nuk kemi kushte të posaçme. Ne si bibliotekë qendrore duhet të kemi, sipas kategorizimit të bibliotekave, leximore dhe ne nuk e kemi. Qyteti Shkupi ka një projekt tash për ndërtimin e bibliotekës në Bit Pazar. Aty do të bëhet një bibliotekë moderne me të gjitha kushtet që duhet të ketë një bibliotekë qendrore, leximore, salla për konferencë, aktivitete të ndryshme”.

Biblioteka “Cvetan Dimov” është në kuadër të Bibliotekës së Qytetit “Braka Miladinovci” dhe mbulon shkollat e  Komunës së Butelit, Çairit dhe disa shkolla nga Komuna Qendër, kryesisht, në gjuhën shqipe dhe turke, por edhe disa shkolla në gjuhën maqedonase. ka anëtar edhe të rritur, pensionist, studentë

Vitin e kaluar biblioteka ka pasur 1200 anëtarë, ndërsa përveç nxënësve, ka edhe anëtarë të rritur, studentë dhe pensionistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button